DURRËS - Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për bashkinë e Durrësit, Vangjush Dako, është takuar me banorë të lagjes nr. 3 të qytetit, një prej lagjeve të vjetra të qytetit bregdetar.
Dako i ka njohur pjesëmarrësit në takim me punën e kryer deri më sot nga ekipi që ai ka drejtuar në bashki për zhvillimin e qytetit të Durrësit.
“Synimi ynë ka qenë që ta zhvillojmë Durrësin si një qytet turistik, si një qytet që duhet të ketë një imazh tjetër, një imazh të një qyteti në lëvizje, të një qyteti që është gjithmonë në dinamikë për këtë arsye i kemi bërë një analizë shumë të thellë qytetit, njësoj sikur të ishte qenie e gjallë dhe e kemi shëruar atë duke ndërhyrë në disa pjesë të veçanta, ku mund të theksoj realizimin e dy trajektoreve turistike shumë të rëndësishme”, - tha Dako.
Më tej teksa ka bërë publike punët që ai ka bërë është ndalur në veçanti tek investimi në mbikalimin e plepave, rrugën e plazhit dhe mbikalimin e urës së Dajlanit.
“Për të gjithë ata vizitorë që vijnë nga Jugu, kemi ndërhyrë në Mbikalimin e Plepave, kemi vazhduar me Rrugën e Plazhit, me mbikalimin e Urës së Dajlanit, me rrugën paralel me portin, kemi vazhduar me Shëtitoren ‘Taulantia’ për të përfunduar në zonën e Currilave. Për të gjithë ata që vijnë nga Tirana apo nga zonat e Veriut, kemi rikualifikuar Urën e Dajlanit, hyrjen e Durrësit, sheshin ‘Azem Hajdari’, bulevardin kryesor të qytetit, sheshin para bashkisë, shëtitoren ‘Taulantia’ deri në Currila. Në një moment kur duhet të përcaktojmë se çfarë duhet të bëjmë për për të përmirësuar akoma më shumë këtë qytet”, - tha Dako.
Më tej, ai foli edhe për projekte që do të realizohen në këtë zonë, ku tha se janë disa plane të mëdha për këtë zënë.
“Falë reformës territoriale kemi tashmë një hapësirë territoriale 10 herë më shumë se ajo që kemi pasur. Kjo na jep mundësi për të zhvilluar ekonominë. Sot, një kryetar bashkie, me këtë ndarje territoriale, duhet të japë ide dhe të ofrojë vizione për zhvillimin e një qyteti me 320 mijë banorë, të një qyteti që ka 41 km vijë bregdetare, që ka një tokë bujqësore, të një qyteti që ka një tokë industriale si ajo e zonës së Spitallës, të një qyteti që ka një potencial të madh zhvillimi në plazhin e vjetër, që ka zonën e Shkozetit, një zonë tregtare ekonomike e të tjera potenciale. Të gjitha këto janë resurse që shtrojnë detyrën përpara një kryetari bashkie që të përcaktojë zhvillimin e qytetit për 20 vitet e ardhshme,” – tha Dako.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com