Sipas medias,Bashkia Tiranë ka njoftuar rivarrimin e Azem Hajdarit tek Varret e Dëshmorëve të Kombit, në 12 shtator të këtij viti,në kuadrin e 15 vjetorit të vrasjes mbas pesë atentateve,njëra prej të cilave në parlament…Ky nderim nga institucionet e Shqipërisë,bëhet mbas vlerësimit nga tre presidentët e fundit me Nderi i Kombit nga Alfred Moisiu, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu nga Bamir Topi dhe Urdhër i Flamurit Kombëtar nga Bujar Nishani…
Gjithë ky vlerësim në përmasën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut(Heroi ynë kombëtar s’ka asnjë dekoratë më tepër përveçse veprave),ka pasur si argument qënien lider i dhjetorit të vitit 1990,një luftë heroike e tij me klikën më të egër komuniste në Evropën lindore.
Natyrisht nuk ka sesi të mos të ndihesh mirë kur nderohen figura që kanë dhënë kontribut të shquar në histori. Kombet pa heronjë janë si pemët me mungesën e rrënjëve. Por kur ende vazhdon një vlerësim “jashtë radhe”,kushdo njeri normal nuk ka sesi të mos të ndjejë një shije jo pak të hidhur.
Enver Hoxha, mbas luftës së dytë botërore i dha përmasën e heroit emblematik Qemal Stafës, megjithëse kish të tjerë burra luftëtarë që në Luftën e Dytë habitën gjeneralët më të aftë të nazizmit e të fshizmit. Qemal Stafa ish një personalitet mesatar, por që mori përmasën e emblemës së Rinisë Komuniste….Nuk ka asgjë të keqe që ai është në një bust në një nga sheshet qëndrore të Tiranës. Është pjesë e historisë sonë…Por natyrisht ai u vendos dhe po qëndron ende “jashtë radhe”. Kjo duhet pranuar.
Konkretisht, një muaj më parë Musine Kokalari, heroina më e spikatur në Evropën lindore e pse jo perëndimore, pati 33 vjetorin e varrimit në vetmi totale në Rrëshen të Mirditës. Në vitin 1991 u zhvarros nga i nipi Hektori ,i cili e gjeti me tela në duar dhe po me tela (se s’ja hoqi dot, siç pohon me shkrim) e varrosi në Tufinë në një varr të përbashkët me nënën dhe të atin!!!
Disa herë kam kërkuar në media që kjo vajzë, heroina reale emblematike e mendimit progresiv të Shqipërisë, të zhvarroset dhe të vendoset tek Varret e Kombit. Kam marrë nismën private së bashku me të nipin Hektorin, ta zhvarros, t’ja heq telat e ta vendos diku në një vënd të dukshëm…Por nuk mund… Nga institucionet e shtetit dhe të politikës shqiptare, po mbahet një heshtje e indiferentizëm aspak i justifikueshëm.
Musine Kokalari,me propozim të rreth tridhjetë personaliteteve të cilët më dhanë firmën,u vlerësua nga presidenti Bamir Topi me titullin Nderi Kombit…Natyrisht nuk ka se si të mos të vlerësonte këtë akt çdo shqiptar normal…Por për pak kohë Topi shpalli dhe dy vëllezërit e saj Nderi i Kombit me një kontribut nën mesatar në çështjen kombëtare…Kjo të bën të ndihesh keq…se jemi në faktin “jashtë radhe” e që heronjtë realë ngatërrohen…
Po cila është Musine Kokalari që meriton të vendoset me ceremonitë më të mëdha kombëtare në Varret e Kombit dhe cili është argument?
U lind në 10 shkurt 1917,në Adana të Turqisë, bijë e një avokati të njohur. Në vitin 1920 familja e saj kthehet në vendlindje Gjirokastër. Që në moshën 10 vjeç merret me grumbullimin e kulturës popullore të trevës (disponoj një këngë me shkrimin e saj në vitin 1927). Nga viti 1930-1937 kryen arsimin në shkollat Qiriazi dhe Nëna Mbretëreshë ku spikat me skicat letrare në shtypin e kohës, duke denoncuar me guxim plagët sociale dhe sidomos denigrimin e poshtërimin e femrës shqiptare në një mjedis e psikologji primitive.
Në vitin 1937- 1942 kryen studimet për Letërsi në Romë ku mbron diplomën me studimin Naim Frashëri, nën ndihmesën personale me materiale nga Mit’hat Frashëri. Që në ato vite vlerësohet duke u botuar shkrimet e saj në revistat italiane dhe vendoset si letrare e talentuar shqiptare në Enciklopedinë e Italisë. Vlerësohet si shkrimtare dhe studjuese nga Mit’hat Frashëri, Aleksandër Xhuvani, Filip Fishta, Namik Resuli, Lasgush Poradeci, Sotir Kolea etj. që e quajnë shkrimtaren e parë shqiptare.
Në vitin 1942 organizon lëvizjen e studentëve antifashitë në Romë dhe po në këtë vit në Shqipëri bëhet bashkëbotuese e gazetës antifashiste Gruaja Shqiptare. Në vitin 1943 krijon me Kastriot Muçin e Isuf Luzin Partinë Social Demokrate, me program perëndimor, gazetën e së cilës (Zëri I Lirisë ) e investon vetë.
Në vitin 1944 arrestohet dhe lirohet nga forcat komuniste ndërsa dy vëllezërit ja vranë. Në vitin 1945 përfshihet në lëvizjen politike me tridhjetë e gjashtë intelektualë të shquar të tjerë duke kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve dhe vëzhgimin e tyre nga Amerika dhe Anglia. Është vetë hartuesja e notës së dërguar dy forcave më të mëdha aleate të luftës dhe takon vetë kolonelin anglez Palmer. Luftëtare qëndrore për zgjedhje të lira në Shqipëri, pranuese e kundërshatarit në politikë mbi votën reale, militante e pluralizmit politik dhe mbrojtëse e forcave që po masakroheshin nga pushteti komunist mbas luftës, Musine Kokalari arrestohet në vitin 1946. Në sallën e gjyqit jep mbrojtjen me shkrim, dokument që egziston në arkiv dhe që ndriçon pa asnjë ekuivok figurën e saj, mendimet, pjekurinë politike dhe heroizmin në përmasën e legjendës. Fotografia e marrë në Sallën e gjyqit nga ATSh tregon qartë guximin e pazakontë që të bën të rrish para saj me sy ulur.
Dënohet me 16 vite burg, ku për çdo vit i sugjerohej t’i kërkonte falje Enver Hoxhës, por ajo asnjëherë nuk pranoi dhe në kujtimet e saj shprehet këmbëgulja në bindjet demokratike dhe në mungesën e Lirisë në sistemin komunist(si lindi Partia Social Demokrate-1972).
Mbas daljes nga burgu, kthehet sillet në internim në Rrëshen të Mirditës, e izoluar hermetikisht, e vendosur si punëtore llaçi, e rrethuar nga 13 bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit që zëvendësonin telat e burgut. (Sipas Arkivit të Ministrisë së Brëbdëshme).
Në vitin 1980, si të duhej të jepte të tjera sprova, se ish një femër me përmasën e Prometeut, përfshihet nga metastazat e Kancerit. Në spitalin Onkologjik të Tiranës zvarritet, nxirret pa shëruar disa herë nga katër mjekë (Sipas korrespodencës së letrave të Musinesë me drejtorinë e spitalit).
Por ajo ish një vajzë uragan dhe uraganet dinë të ruajnë pushtetin e fuqisë. Ajo diti të përmbysë gjithçka duke arritur të nxjerrë veprat e saj nga Rrësheni, t’ja jap Platon Kokalarit me amanetin t’i çojë tek dosja e Sotir Kolesë duke përdorur thënien lapidare “TË SHPËTOJMË SA TË MUNDIM NGA VLERAT MORALE”.
Lutem vini re theksin e kësaj zonje të rëndë të Shqipërisë mbi moralin...
Dhe jo vetëm kaq, i kërkon kunatës së saj, Bibikës, një fustan që t’ja qepte për ditën e vdekjes!
Dhe fustani i erdhi, e veshi, e qepi që të mos xhavalosej nga vdekja dhe bëri vdekjen e vetme, por si një kryezonjë…(Shih korrespodencën me Platonin)…Në vitin 1991 u gjet me tela në duar…
Në varret e Rrëshënit u nis arkivoli I saj mbi një riporatabël me zhavorr…Shkrimtarja dhe politikania më e madhë e Shqipërisë po hidhej si një thes në një gropë…Ja kështu ka ndodhur...Nuk di nëse kam të drejtë nëse kërkoj me këmbëngulje zhvarrimin, heqjen e telave dhe vendosjen tek Varret e Kombit, por jo kudo… Në një parcelë të veçantë, siç bëhet në vëndet e qytetëruara për pesonalitetet më të mëdhenj…
Besoj se zoti Basha dhe çdo intelektual shqiptar do të kuptojë se kam të drejtë.

(Në foto: Musine Kokalari Gjatë gjyqit komunist në vitin 1946 ku u dënua me 20 vjet heqje lirie)
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.09.2013
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com