Ulet me 9 lekë çmimi i naftës, shkon 243 lekë për litër! Benzina do shitet me 229 lekë nga 241 që ishte një ditë më parë, gazi nuk ndryshon

Ulet me 9 lekë çmimi i naftës, shkon 243 lekë për litër! Benzina do shitet me 229 lekë nga 241 që ishte një ditë më parë, gazi nuk ndryshon

Foto ilustruese

TIRANË- Pa kaluar 24 orë, Bordi i Transparencës është mbledhur sërish për të rikthyer çmimin e naftës, aty ky ishte para 6 ditësh! Nga sot, ora 18:00, nafta do të shitet me 243 lekë nga 252 që ishte vendosur një ditë më parë. Nga ana tjetër, benzina është ulur me 12 lekë, pra nga 241 që ka qenë dje, nga sot do të shitet 229 lekë për litër. Ndërkohë, prej ditësh, çmimi I gazit vijon të jetë 80 lekë për litër.

"Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 243 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 231 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 229 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 217 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81  lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me pakicë 69 Lekë /litri. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 6 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes”, thuhet në vendimin e Bordit.

Në njoftimin e Bordit, thuhet se ndryshimi i çmimeve ka ardhur si rezultat u reflektimit të çmimeve në bursën ndërkombëtare. Aktualisht nafta është 100 dollarë për fuçi.

 

Kurba e çmimit të naftës në tregun ndëmbëtar

 

Çdo biznes i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.

                   Ishte                 Bëhet
Nafta     250 lekë/litër    243 lekë/litër
Benzina 241 lekë/litër   229 lekë/litër
Gazi        81  lekë            81  lekë

Anëtarët e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburanteve
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj
Drejtori i drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi
Drejtori i drejtorisë së Doganave, Gent Gazheli
5 përfaqësues nga shoqërite e hidrokarbureve të cilat kanë xhiron vjetore më të lartë në vitin paraardhës

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren