Dalin pamjet e stërvitjes/ Njësia Speciale kundër 'të Fortëve' gati të zbresë në terren, Lleshaj: Askush s'shpëton /VIDEO

TIRANE-Njësia Speciale kundër 'të Fortëve' është gati për të dalë në terren në aksion. Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj deklaroi se njësia Speciale e Kërkimit të personave që i janë shmangur drejtësisë (ndryshe njësia speciale kundër “të Fortëve”), është një njësi e re elitë e Policisë së Shtetit, e cila po përmbush fazën stërvitore intensive te reparti RENEA, përpara daljes në terren. Lleshaj vizitoi mjediset ku punon dhe stërvitet Njësia Speciale e Kërkimit të personave që i janë shmangur drejtësisë.

"Është shumë e rëndësishme që të përcjellim mesazhin: "Drejtësia mund të vonojë, por kurrë nuk harron”. Ju jeni dëshmia dhe prova, kapaciteti që ne i japim qytetarëve shqiptarë, garancia se drejtësia në Shqipëri nuk do të harrojë askënd që i është shmangur asaj. Kjo Njësi, e cila do të jetë një ndër Njësitë elitë të Policisë Shqiptare, do të jetë pikërisht prova e këtij angazhimi serioz, për të kërkuar kudo që të jetë dhe për të vënë para drejtësisë këdo që ka llogari të hapura me të. Kjo është e para që dua t’iu them.

E dyta, kjo Njësi do të jetë edhe një element i rëndësishëm bashkëpunimi me partnerët tanë ndërkombëtar, për arsye se së shpejti, Njësia do të jetë pjesë e rrjetit europian të njësive që merren me kërkimin e personave që i janë shmangur drejtësisë. Në këtë kuadër përgjegjësia juaj del përtej kufijve të Shqipërisë, për arsye se ju do të jeni të angazhuar për të kërkuar jo vetëm personat që i janë shmangur drejtësisë në Shqipëri, por edhe persona që i janë shmangur drejtësisë në vende të tjera.

Ashtu si kundër Njësitë tuaja simotra homologe në vendet e europiane, do të jenë përgjegjëse dhe të angazhuara, për të kërkuar dhe venë para drejtësisë persona, të cilët i janë  shmangur drejtësisë në Shqipëri apo në vendet e tjera.  Kështu që para jush, shtrohen kërkesa të mëdha për motivim të lartë, për besnikëri ndaj misionit, për patriotizëm, për profesionalizëm, për qytetari, për vendosmëri, në mënyrë që ta plotësoni misionin e ngarkuar me nder" tha ai.

Por kjo nuk është njësia e vetme që do të krijohet në Policinë e Shtetit, pasi do të pasohet edhe nga të tjera në luftën kundër krimit ekonomik, por edhe kibernetik, etj.

"Jeni të parët që i hapni këto njësi shumë të rëndësishme për Policinë e Shtetit shqiptar. Do të fuqizoheni me tej, në të ardhmen, qoftë në numër, qoftë në teknologji, në pajisje dhe në mbështetje tjetër me qëllim që të mos mungojë asgjë për të realizuar këtë objektiv shumë të rëndësishëm. Me këtë rast dua të them se Policia e Shtetit, po merr masa për të shtuar kapacitetet e saj, përveç prezencës territoriale edhe përmes shtimit të njësive, të cilat do të merren me aspekte të cakuara të punës së Policisë. Pra, krahas aspektit territorial do të kemi edhe një aspekt të fortë lëndor të Policisë së Shtetit, përmes fuqizimit të njësive ekzistuese dhe krijimit të njësive të reja.

Si njësia juaj, që është e angazhuar për luftën kundër krimit të organizuar dhe me fokus kapjen e personave të shpallur në kërkim, do të krijohen edhe njësi të tjera. Së shpejti ne presim të krijojmë Njësinë e Luftës kundër Krimit Ekonomik, e cila do të marrë po ashtu një rëndësi të veçantë në fushën e luftës kundër krimit ekonomik dhe pastrimit të parave. Njësi të tjera do t'i shtohen Policisë së Shtetit, Njësia e Luftës kundër Krimit Kompjuterik, Njësi të tjera në fushën e informacionit dhe të inteligjencës, e të tjera me radhë" tha ai.

Ministri i Brendshëm tha se shtimi i kapaciteteve operacionale dhe rritja e forcës goditëse të Policisë së Shtetit është garancia e suksesit të Reformës në Drejtësi.

"Do të merren masa që të dy krahët e Policisë së Shtetit, si ai territorial ashtu si edhe ai lëndor të jenë po aq të fuqishëm, në mënyrë që, me një Polici të re të reformuar, të modernizuar, të motivuar të mund të mbështesim objektivin numër një që ka Shqipëria dhe shqiptarët që është zbatimi i Reformës në Drejtësi. Reforma në Drejtësi nuk mund të ketë sukses pa patur një Polici, e cila e zbaton atë. Është shumë e  rëndësishme që Policia të ndjek me ritmin më të lartë, atë progres të madh që po bëhet në fushën e reformës në drejtësi për t'i garantuar asaj suksesin përfundimtar. Drejtësia ka vlerë vetëm atëherë kur ajo zbatohet në praktikë. Ju jeni krahu që do të mundësoni zbatimin në praktikë të gjitha vendimeve që Drejtësia e re do të marrë në të ardhmen e afërt" përfundoi ai.

Ora 13:47
FOTO nga stërvitja/ Njësia Speciale kundër 'të fortëve' gati të zbresë në terren
  • /xy/Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Xhimi: 12/09/2019 16:19

      Te fortet jane parlament. Atje te shkojne dhe jo ne terren....

      Përgjigju
    • Selenicë: 11/09/2019 21:55

      Të shohim minjtë vlonjatë tani nga do futen!

      Përgjigju
    • luani tines: 11/09/2019 19:22

      Tani ti shikojm keta trimat e Vlores do fshihen si minjt e haleve vrimave

      Përgjigju
    • kafsha: 11/09/2019 17:36

      KETA TE TRAJNOHEN per te vrare,,,se per te arrestuar kete e ben policia me se miri…….

      Përgjigju
    • ela: 11/09/2019 17:33

      Nje njesi e tille duhet te lindi me teknologjine me moderne dhe mjete te blinduara dhe super te sofistikuara.Mos beni njesi kot e ti nxirrni ne rruge me furgona te para 20 vitesh.Nuk ka vend ne bot qe krijon njesi speciale pa teknologjine dhe mjetet perkatesi.Shtet kot

      Përgjigju
    • lupen: 11/09/2019 17:00

      Pupupu sa punen keni me e pas,gjithmonë nëse keni vendos me i kap :pp

      Përgjigju
    • populli: 11/09/2019 15:59

      Te fortet i beri politika qe ti perdori per qellimet e saj

      Përgjigju
    • Mbaresi: 11/09/2019 15:31

      Filloni me saje qorrin...

      Përgjigju
    • bri: 11/09/2019 14:49

      e ca kane keta me shume se Renea se nuk e mora vesh,, kot fare show

      Përgjigju
    • G men: 11/09/2019 14:33

      Kujdes se na tremet hahahahaha medet ku ka perfundu policia

      Përgjigju
    • Feliks: 11/09/2019 14:10

      Kapni ata te fortet qe sjane neper gazeta qe i njef vetem fshati ose qyteti

      Përgjigju
    • Hasani: 11/09/2019 14:09

      Ta inaugurojne me kapjen e Sali Kriminelit Fatmir Gerdeciit Like Hajdutit Monikes dhe peshqve te tjere.

      Përgjigju
    • Kafsha: 11/09/2019 14:01

      Bravo, dërrmoni fundërrinllëkun e fundërrinave te shpetojme njeher e mire!

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

    Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja