Ku jeton në Kukës dhe çfarë reklamon në rrjetet sociale Fjolla Morina! Dalin pamjet ku po e kalon 'arrestin shtëpiak' këngëtarja! Kërkon lirinë në Apel

Fjolla Morina është banorja me e re e Kukësit, pas masës "arrest shtëpie" që iu dha nga Gjykata pasi u arrestua me dy pistoleta me vetë gjatë kohës që po hynte në territorin shqiptar. Me një pamje të qetë, Fjolla Morina është fotografuar nga dritarja e banesës së saj më të re, ku shfaqet krejt ndryshe, larg jetës së luksit dhe e mbyllur mes 4 mureve të banesës.

Këngëtarja ndodhet në arrest shtëpie në një shtëpi private 2-katëshe përballë komisariatit të policisë Kukës, për të vuajtur masën e sigurisë së dhënë nga Gjykata e Kukësit. Report Tv sjell pamje nga banesa ku ajo jeton aktualisht në Kukës me dy vajzat e saj të vogla ku pritet të qëndrojë deri në dhënien e një vendimi të dytë nga ana e gjykatës. Burime për Report Tv thonë se Fjolla e ka kërkuar lirinë në Apel.

Por ajo që vihet re është diferenca që ndodh në jetën e Fjolla Morinës nga ajo realja dhe ajo e shfaqur në rrjetet sociale. Ndërsa në Kukës ndodhet në një banesë të thjeshtë ku shfaqet larg luksit dhe jetës së shtrenjtë, në rrjetet sociale Fjolla poston shtëpi luksoze ku shkruan se e ka blerë para pak ditësh në Prishtinë. Gjithashtu edhe në videon e shpërndarë ku shfaqet me të bijën duke luajtur, tregojnë një Fjolla Morina larg stresit, e pa shqetësuar edhe pse ndodhet e mbyllur mes 4 mureve në 'arrest shtëpie' në Kukës.

Banesa ku jeton në Kukës dhe vila luksoze në Prishtinë që poston në rrjetet sociale 

Rikujtojmë se këngëtarja kosovare u arrestua në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë zjarri me vete, njëra prej të cilave çakmak.  Historia e këngëtares ishte e denjë për film, ku fillimisht u ndalua në doganën e morinës pasi u kap me armë më vetë, njëra prej të cilave ishte çakmak. Para se të shkonte në gjykatë, ajo solli një eko ku thuhej se ishte dy muajshe shtatzënë dhe për këtë kërkonte lirim nga burgu, por pas nënshtrimit të një tjetër vizite nga gjykata mjekët gjinekologë dolën në përfundimin se këngëtarja nuk ishte shtatzënë dhe se e kishte sajuar të gjithë këtë për t’i shpëtuar burgut.

Por sërish, Fjolla nuk përfundoi në burg edhe pse ligji fliste qatë që ajo mund të dënohej deri në 20 vite burg. Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” me kushtin që ajo të qëndronte në Kukës. Edhe pse arriti të dilte nga burgu me një vendim skandaloz, Fjolla Morina ka apeluar masën e "arrest shtëpi" duke kërkuar lirinë në Apel.

Fjolla Morina nga banesa në Kukës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:37
Ku jeton në Kukës dhe çfarë reklamon në rrjetet sociale Fjolla Morina

Këngëtarja Fjolla Morina ndodhet në arrest shtëpie në një shtëpi private 2-katëshe përballë komisariatit të policisë Kukës, për të vuajtur masën e sigurisë së dhënë nga Gjykata e Kukësit. Report Tv sjell pamje nga banesa ku ajo jeton aktualisht në Kukës me dy vajzat e saj të vogla ku pritet të qëndrojë deri në dhënien e një vendimi të dytë nga ana e gjykatës. Burime për Report Tv thonë se Fjolla e ka kërkuar lirinë në Apel.

Por ajo që vihet re është diferenca që ndodh në jetën e Fjolla Morinës nga ajo realja dhe ajo e shfaqur në rrjetet sociale. Ndërsa në Kukës ndodhet në një banesë të thjeshtë ku shfaqet larg luksit dhe jetës së shtrenjtë, në rrjetet sociale Fjolla poston shtëpi luksoze ku shkruan se e ka blerë para pak ditësh në Prishtinë.  Gjithashtu edhe në videon e shpërndarë ku shfaqet me të bijën duke luajtur, tregojnë një Fjolla Morina larg stresit, e pa shqetësuar edhe pse ndodhet e mbyllur mes 4 mureve në 'arrest shtëpie' në Kukës.

Rikujtojmë se këngëtarja kosovare u arrestua në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë zjarri me vete, njëra prej të cilave çakmak. Në deklaratën e saj përballë organit të akuzën, Fjolla e pranoi autorësinë e armëve ndërsa është shprehur se e kishte harruar atë në çantë. 

1601113393_Screenshot3.jpg

Banesa në Kukës

Banesa ne Kosovë
/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • USA: 26/09/2020 14:34

    20 VJET BURG PLERES SE KA BER TRAFIK ARMESH NDODHTA KA BER EDHE VRASJE DHE ESHTE MAR ME TRAFIK KOKAINE

    Përgjigju
  • Yppp Braçja: 26/09/2020 14:24

    Po kjo qenka si burre mor kjo ndyresira e qelbur

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 26/09/2020 13:14

    Na e çatë trapin me këtë baxhellë!

    Përgjigju
    • CaBone: 26/09/2020 13:58

      Pse vetem ty vlla? Hahaha.

  • Gjyqtari: 26/09/2020 12:44

    Apeli ta korigjoje vendimin e gjykates nga banesa ku jeton ne Kukes ne banesen e re tek 313 ne Tirane.

    Përgjigju
    • UKU MOMLIT: 26/09/2020 14:35

      Sa te marre ne telefon hashimi njerin kendej nga Shqiperia dhe punet do shkojne fjollë e Fjolla do kendoj kengen e Hashimit qe te mos harrohet kurre.......nga miqte e tij Rama@Vukaka,me falni Vuqiq.

  • Hasan Pordha: 26/09/2020 11:47

    Neqoftese e kane futur sepse nuk ka paguar energjine ekektrike ne burg te kalbet.

    Përgjigju
  • Bobi: 26/09/2020 11:42

    Copa baxhelles

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës