Dalin pamjet, me pranga në duar, ja momenti i ekstradimit të vrasësit të biznesmenit Ardian Nikulaj

 

Ky është momenti i ekstradimit nga Marko në Shqipëri, të portugezit Ruben Saraiva i dyshuar si autor kryesor i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj. Me pranga në duar, Saraiva mbërriti sot në aeroportin e Rinasit.

“Sillet në Shqipëri, shtetasi portugez autor i dyshuar i vrasjes me armë zjarri, të shtetasit Ardian Nikluaj. 28-vjeçari u kap në Marok, falë informacionit të siguruar nga strukturat e Policisë së Shtetit, shkëmbimit të tij në kohë reale dhe bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese, brenda dhe jashtë vendit. Specialistët e Interpol Tiranës bënë të mundur ekstradimin në vendin tonë, të shtetasit Ruben Saraiva, 28 vjeç, lindur në Portugali.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Shtetasi Ruben Saraiva dyshohet se më datë 19.04.2023, në ambientet e lokalit, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Ardian Nikulaj. Falë bashkëpunimit mes Interpol Marokut dhe Interpol Tiranës, u bë i mundur ekstradimi i këtij shtetasi, në vendin tonë.

Më herët, si rezultat i reagimit në kohë, punës profesionale hetimore dhe gjurmuese, sigurimit të inteligjencës policore, shkëmbimit në kohë të informacionit me homologët, si dhe falë bashkëpunimit të suksesshëm me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi dhe i shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale”, njofton policia.


Lajmi kryesor:

Vrasja e Ardian Nikulajt, ekstradohet në Shqipëri vrasësi i biznesmenit! Pamjet kur mbërrin në Rinas


SI.E./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja