Report Tv ka siguruar pamjet e aksidentit tragjik mbrëmë në Kavajë, që është fiksuar nga kamerat e sigurisë së biznesit. Nga pamjet duket kur nëna me dy vajzat ishin në anë të rrugës dhe momenti që futen për të kaluar rrugën, teksa 'Benz'-i vjen me shpejtësi duke i marrë përpara ndërsa u përplas me karburantin. Vendi ku nëna me dy vajzat po kalonin rrugën kur u përplasën nuk kishte vija të bardha.
Në momentin që tre personat futen për të kaluar në anën tjetër të rrugës makina tip 'Benz' vjen me shpejtësi duke i marrë përpara. Nga aksidenti vdiq nëna, ndërsa u plagos njëra nga dy vajzat. Pasagjeri Gentjan Belba 23-vjeç humbi jetën në vend, ndërsa në orët e para të ditës së sotme vdiq në spital shoferi i 'Benz'-it me targa AA 615 VO, Vilson Cara 24-vjeç.
Lajmi kryesor:
Shkon në 3 numri i viktimave nga aksidenti në Kavajë, vdes ditën e lindjes i riu që drejtonte makinën me shpejtësi (Momenti tragjik i përplasjes)










