Shkon në tre numri i viktimave nga aksidenti i rëndë që u regjistrua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Kavajës, ndërsa një vajzë 21-vjeçe është e plagosur në spital jashtë rrezikut për jetën. Mbrëmë humbën jetën Lumturie Demrozi 46-vjeç, dhe pasagjeri i makinës që u aksidentua Gentjan Belba 23-vjeç, ndërsa në orët e para të ditës së sotme vdiq në spital shoferi i 'Benz'-it me targa AA 615 VO, Vilson Cara 24-vjeç, i cili sot festonte 24-vjetorin e lindjes.  Dy të rinjtë kishin marrë makinën me qira dhe po shkonin për të festuar ditën e lindjes së Carës, por aksidenti tragjik u preu jetën në mes. 

Rreth orës 22:30 të mbrëmjes së djeshme në dalje të qytetit të Kavajës 'Benz'-i i marrë me qira ku po udhëtonin dy të rinjtë sipas policisë për të shmangur tre persona, nënën dhe dy vajzat që po tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin, dhe si pasojë te shpejtesia dhe lagështirës mjeti është përplasur me tabelën e një karburanti. Report Tv ka siguruar pamjet e aksidentit tragjik, që është fiksuar nga kamerat e sigurisë së biznesit. Nga pamjet duket kur nëna me dy vajzat ishin në anë të rrugës dhe momenti që futen për të kaluar rrugën, teksa 'Benz'-i vjen me shpejtësi duke i marrë përpara ndërsa u përplas me karburantin. Vendi ku nëna me dy vajzat po kalonin rrugën kur u përplasën nuk kishte vija të bardha.

Makina e aksidentuar mbreme ne Kavaje

Përplasja ka qenë fatale për gruan që humbi jetën në vend nga goditja, ndërsa njëra nga vajzat Xhesika Demrozi 21-vjeçe ndodhet në spitalin rajonal të Durrësit, tjetra shpëtoi pa lëndime. Nga përplasja e makinës me tabelën e karburantit humbi jetën në vend edhe pasagjeri Gentjan Belba që po udhëtonte në 'Benz' me Vilson Carën, ndërsa ky i fundit mori plagë të rënda duke ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa shpejtësia dhe lagështira në rrugë sollën humbjen e kontrollit. Në vendin tonë thuajse cdo ditë regjistrohen aksidente me pasoja duke bërë që bilancet të jetë të frikshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:23
FOTO nga aksidenti i Kavajës, ja kush janë viktimat

Në aksidentin e mbrëmjes së djeshme në Kavajë fillimisht ndërroi jetë Lumturie Demrozi 46-vjeç, e cila po ecte në trotuar me dy vajzat kur u përplas nga Benzi me drejtues Vilson Carën. Plagëve nuk i mbijetuan as pasagjeri i makinës Gentjan Belba 23 vjeç dhe drejtuesi Vilson Cara 24 vjeç i cili ndërroi jetë në spital.

Ora 08:52
Makina e bërë copë copë nga përplasja/ Pamje të tjera nga aksidenti në Kavajë

Report Tv sjell pamje të tjera nga vendi i ngjarjes pas aksidentit mbrëmë në Kavajë ku makina tip 'Benz' e drejtuar nga Vilson Cara përplasi për vdekje një grua, ndërsa vajza është e plagosur në spital. Nga përplasja e makinës me tabelën e karburantit humbën jetën edhe dy të rinjtë, shoferi dhe pasagjeri, që kishin dalë për të festuar ditëlindjen e 24-vjeçarit Vilson Cara.

Makina e aksidentuar mbreme ne Kavaje
Ora 08:27
Aksidenti me 3 viktima/ Momenti kur 'Benz'-i përplasi nënën dhe vajzën në Kavajë (VIDEO)

Report Tv ka siguruar pamjet e aksidentit tragjik mbrëmë në Kavajë, që është fiksuar nga kamerat e sigurisë së biznesit. Nga pamjet duket kur nëna me dy vajzat ishin në anë të rrugës dhe momenti që futen për të kaluar rrugën, teksa 'Benz'-i vjen me shpejtësi duke i marrë përpara ndërsa u përplas me karburantin. Vendi ku nëna me dy vajzat po kalonin rrugën kur u përplasën nuk kishte vija të bardha.

Në momentin që tre personat futen për të kaluar në anën tjetër të rrugës makina tip 'Benz' vjen me shpejtësi duke i marrë përpara. Nga aksidenti vdiq nëna, ndërsa u plagos njëra nga dy vajzat. Pasagjeri Gentjan Belba 23-vjeç humbi jetën në vend, ndërsa në orët e para të ditës së sotme vdiq në spital shoferi i 'Benz'-it me targa AA 615 VO, Vilson Cara 24-vjeç.