Dalin pamjet nga ekzekutimi i 38-vjeçarit në Vlorë/ 2 autorët po e prisnin në kthesë, njërit i bie arma nga duart! Shoqëruesi i viktimës ia mbath vrapit

VLORË- Kamerat e sigurisë të karburantit përballë kanë ndihmuar për të zbardhur të gjithë skemën e plotë të ekzekutimit të Bledar Birçajt mesditën e kësaj të hëne në Vlorë, në zonën e quajtur ‘Bishti i Kalldrëmit’.

Siç shihet në pamje e publikuara sot në emisionin 'Opinion', viktima po udhëtonte me mjetin "BMW", teksa një makinë tjetër ngjyrë të bardhë po i priste e parkuar. Sapo mjeti BMW ka mbërritur pranë karburantit, dalin nga makina 2 persona, të maskuar e të armatosur duke qëlluar me breshëri në drejtim të shoferit dhe më pas kanë nxituar që të largohen nga vendi i ngjarjes. Në tentativë e sipër duke u larguar, një prej autorëve i bie arma nga duart dhe kthehet për ta marrë pas shumë pak sekondash.

Nga makina e Birçajt, del një person, i cili me vrap largohet teksa në duar mban diçka, që është e vështirë për t'u dalluar në pamje. Ky person është dëshmitari kyç i kësaj ngjarjeje të rëndë. Ai është ndaluar nga policia, ku është marrë në pyetje. E gjithë skena ka ndodhur në mes të ditës, rreth orës 13:00, ku shihet që ky moment ka shkaktuar panik të madh te qytetarët që po kalonin dhe drejtuesit e mjeteve. 

Pista kryesore e hetimit janë konfliktet që 38-vjeçari mund të ketë pasur në Spnjë, prej nga ishte kthyer prej mëse 1 muaji. Në drejtim të automjetit është qëlluar mbi 10 herë ndërkohë që në trupin e viktimës mendohet se janë konstatuar deri në 7 plumba duke e lënë të vdekur në vend.

1620679367_6099979adf2f64.jpg

Momenti kur 2 personat e armatosur qëllojnë në drejtim të BMW ku po udhëtonte Bledar Birçaj

1620679381_609997a7dbb763.jpg

Momenti kur shoqëruesi i 38-vjeçarit largohet me vrap nga vendi i ngjarjes

1620679399_609997cfd1b472.jpg

Momenti kur njërit nga autorëve i bie arma nga duart

Momenti ku largohen autorët me makinën tip BENZ me xhama të zinj

Kush ishte Bledar Birçaj? Emri i tij nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi në vitin 2011 është arrestuar në Vlorë si i dyshuar për vrasje duke iu vendosur masa e arrestit me burg me afat 45 ditë. Birçaj sakaq rezulton edhe pronar i një biznesi në Vlorë. Një tjetër ngjarje ku ka qenë subjekt institucioneve ligjzbatuese është ajo e vitit 2010, kur Birçaj së bashku me vëllanë e tij kanë dhunuar juristin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, personin me inicialet F. H. Për këtë në atë kohë prokuroria nisi procedim penal në gjendje të lirë për dy të rinjtë.

1620653258_bledarbircaj.jpg

Bledar Bircaj

B.K./K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të hetohen gjyqtarët e prokurorët e larguar nga Vettingu?

Komento

Komente

  • Qytetari VLORË: 11/05/2021 06:37

    Mua më shqetëson vetëm fakti që këta bastardët që qëllojnë me armë nuk duan të dijnë fare se në krahun tjetër paralel po kalonin dy makina të tjera që vetëm zoti i ka ruajt. Kjo ngjarje ska vetëm vrasjen brënda por ka dhe terror për njerzit e pafajshëm. Shtet buedello dhe presim ne të vijnë turista, me këto pamje tmerrohet i madh e i vogël.

    Përgjigju
  • Coke qori: 11/05/2021 02:13

    Dukati fshat me histori dhe sado koshena qe ishte grua te vristw

    Përgjigju
    • çami: 11/05/2021 14:33

      ca dukat zeza nuk e shef si po bien perdit dukaqotet i vun çamet para nje nga nje çdukat zeza more dukat thot ti coke u ben vite qe spo del na shpia dhe buken po ta blejn komshit a i vrar ahhahahahahahhahahah

  • Armando arixhiu: 11/05/2021 00:06

    Ca jan keta dhjaksa u bie ak mga dora vete dukati ka trima dhe profesionista

    Përgjigju
    • Vlore: 11/05/2021 14:15

      Meso njehere te shkruash ti arrixhiu pastaj komento. Mos bej shum Si gangsta neper komente se te njohin mire ne vlore kush je

    • : 11/05/2021 09:03

      Tamam dhjakesa. Ja shko mesoi pak, lere defin dhe kap kallashin..

  • miku: 10/05/2021 22:33

    po ky dhiari q bente si mafioz danieli pse ikn me vrap aaa thuaj duan t behen dhe gangstera kta .. u preht n paqe viktima ngushullime

    Përgjigju
    • Armando arixhiu: 11/05/2021 00:46

      Kush ishte ky danieli snxirte dot as armen mga marsubi vrapit do jet ndonje cam se ata ikin adhtu e len shoket



×

Lajmi i fundit

John

Euro 2020/ Historia nuk prodhon gola, Anglia dhe Skocia ndahen në 'paqe'! 'Tre Luanët' humbasin vendin e parë