Dalin përgjigjet e ADN-së, eshtrat e murosura i përkasin shqiptares Sibora Gegani! U vra nga i dashuri para 9 vitesh në Spanjë

Dalin përgjigjet e ADN-së, eshtrat e murosura i përkasin shqiptares Sibora Gegani! U vra nga i dashuri para 9 vitesh në Spanjë

Vendi ku gjetën eshtrat dhe Sibora Gegani

Dy javë pasi autoritetet spanjolle gjetën eshtrat e Sibora Geganit, që u vra në nga i dashurit i saj, analizat e AND-së vërtetojnë se trupi i gjetur i përket 22-vjeçares shqiptare. Autoritetet gjyqësore, këtë të mërkurë, i kanë komunikuar familjes Gegani përgjigjet e ADN-së, pas ekspertizës që iu nënshtruan në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Malaga.

“Testet e ADN-së, pasi janë krahasuar me mostrat e marra nga trupi i gjetur, i korrespondojnë pa asnjë dyshim Sibora Gaganit”, thonë ata.

Mediat spanjolle shkruajnë se tashmë autoritetet do të ndjekin të gjitha hapat që familja e Sibora Geganit të mund të riatdhesojnë trupin e të resë në Shqipëri. Pas rreth 9 vitesh nga vrasja në vitin 2014 në Spanjë, autoritetet kanë arritur të gjejnë eshtrat e Sibora Geganit në banesën ku ajo ka pas jetuar bashkë me ish-të dashurin e saj, Marco Remeo, i cili është edhe vrasësi i saj.

Zbulimi i eshtrave të saj, vjen pas dëshmisë që ka dhënë autori, i cili pas arrestimit në muajin maj dëshmoi se e ka vrarë Sibora Geganin dhe e kishte murosur atë në murin e banesës. Eshtrat e 22-vjeçares shqiptare u gjetën më 7 qershor të këtij viti në një qese plastike brenda një muri në banesën në Malaga ku banonte çifti.

Sibora Gagani u shpërngul në një banesë me italianin në Costa del Sol në vitin 2011 dhe u zhduk më 7 korrik 2014.  Në atë kohë, Gagani ishte 22 vjeç dhe punonte si kamariere në qytetin Costa del Sol.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dudumi: 22/06/2023 11:06

    Keta ne vend ti ngopin, si e ngopi Gjici ate shoqen, keta injorantet e tjer shkojn e bejn vrasje. Gjynaf vajza iku kot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?