Vrau dhe murosi të renë shqiptare, autori para gjykatës: Jam i pafajshëm! Nuk e dinte që trupi i Sibora Geganit ishte gjetur

Marco Romeo, autori i dyshuar i vrasjes së s Sibora Geganit, shqiptares së zhdukur prej vitit 2014, është deklaruar i pafajshëm para gjykatësit. E reja italo-shqiptare humbi çdo gjurmë pasi u largua drejt Spanjës me të dashurin e saj Romeo nga Nettuno i Italisë, vend ku jeton ende familja e saj. 

Më 6 qershor të këtij vitit, pas deklaratave spontane të Romeos, i cili ishte i arrestuar për një vrasje të dytë, atë të një vajze spanjolle 28-vjeçare, nënë e fëmijës së tij, në murin e apartamentit ku ai kishte jetuar me Siborën, u gjet i fshehur trupi i një gruaje. Në momentet e para Marco Romeo rrëfeu vrasjen e Siborës, por në fund u tërhoq krejt papritur dhe u deklarua i pafajshëm para trupës gjykuese.

Ky deponim para gjyqtarit është bërë me 31 maj, pra kur trupi i shqiptares ende nuk ishte gjetur i murosur në apartament. Atë ditë Marco ishte zyrtarisht nën hetim për çështjen e rihapur nga gjykata, pas deklarimeve spontane të tij në polici. Gjatë qëndrimit në burg, Marco Romeo mësoi se dy përpjekjet e para për të gjetur trupin e Siborës pas indikacioneve të tij, kishin dështuar. Kështu ai vendosi të luajë kartën e të pafajshmit para gjykatës.

Por tashmë që trupi është zbuluar, nuk ka më vend për dyshime. 45-vjeçari Marco Romeo do të duhet të përballet në Spanjë me akuzën e vrasjes së dyfishtë.

Ndërsa nëna e Siborës e cila vazhdimisht ka dyshuar se pas zhdukjes së vajzës së saj fshihet i dashuri, është ende në pritje të rezultatit të testit të ADN-së. Në 2014-ën, kur u largua me të dashurin që kishin vetëm një vit lidhje, Sibora Gagani ishte 22 vjeç dhe punonte si kamariere në qytetin Costa del Sol.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?