Vrasja e Baboçit! Gjykata lë në burg Klodjan Dacin, caktohet masa e sigurisë për shokët e tij të përfshirë në sherr (VIDEO)

Gjykata ka lënë në burg Klodjan Dacin dhe Sergio Tatazin, për vrasjen e 36 vjeçarit Armando Baboçi (Gjini) dhe plagosjen me armë zjarr të djalit të tij 19 vjeçarin Erald Gjini. Gjithashtu është vendosur detyrim paraqitje për Argit Kastriotin dhe Endri Cimon, të cilët akuzoheshin për moskallzim krimi. Enrik Tatazi do t'i komunikohet masa e sigurisë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi është i plagosur me një plumb në bark.

Vazhdojnë të jenë në kërkim për ngjarjen Florjan Daci, Enriko Gjini, vëllai i Armando Gjinit dhe Anxhelo Boçi, njeriu që i dorëzoi armën Dacit.

Dy grupe u përplasën me njëra tjetrën ditën e premte (18 shtator) ku u vra 39 vjeçari Armando Baboçi alias Gjini dhe mbeti i plagosur djali i tij Erald Gjini. Një shikim i shtrembër në ambientet e një berberhane në qytetin e Durrësit, është bërë shkak për përplasjen fizike që më pas ka degjeneruar në përdorimin e armëve.

1600768806_KlodjanDaci.jpg

Endri Cimo( Bengo), Argit Kastrioti, Sergio Tatasi dhe Klodian Daci

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:51
Gjykata vendos masën "arrest shtëpie" për të plagosurin Enrik Tatazin

Gjykata e Tiranë vendosi masën "arrest me burg" për Enrik Tatazin i përfshirë në sherrin masiv në Durrës ku mbeti i vrarë Armando Baboçi.

Masa iu komunikua në spital ku po merr shërbim shëndetësor pasi është plagosur me plumb në bark.

Ora 12:45
Gjykata lë në burg Klodjan Dacin dhe Sergio Tatazin, caktohet masa e sigurisë për djemtë e tjerë (VIDEO)

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë 'arrest me burg' për Klodjan Dacin dhe Sergio Tatazi. Ndërsa Argit Kastrioti dhe Endri Cimo alias Bengu u është caktuar masa 'detyrim paraqitje'.

Ndërsa është shpallur në kërkim për ngjarjen Florjan Daci, Enriko Gjini, vëllai i Armando Gjinit dhe Anxhelo Boçi, njeriu që i dorëzoi armën Dacit.

Tre personat, Enriko Gjini, Anxhelo Bocci dhe Daci kishin armë me vete.

Enrik Tatazi do t'i komunikohet masa e sigurisë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi është i plagosur me një plumb në bark.

Në bashkëpunim me njëri tjetrin, personat e përmendur më sipër vranë me armë 36 vjeçarin Armando Baboçi dhe plagosjes me armë të djalit të tij. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'