TIRANË- Nga ora 18:00 e ditës së sotme nafta dhe benzina do të shiten më lirë. Në vendimin e ri të Bordit të Transparencës, nafta do të shitet me 214 lekë për litër, nga 218 që ishte, e ndërsa benzina do të kushtojë 195 lekë, nga 200 që ishte. Gazi nuk ndryshon, do të vijojë të shitet me 71 lekë/litër.
Nisur nga akuzat e shumta, ku kërkohet shkrirja e Bordit me argumentin se po mbron interesat e oligarkëve dhe jo të qytetarëve, sqarohet se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës
“Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës", thuhet në vendim.
Nafta Ishte 218 lekë/litër
Nafta Bëhet 214 lekë/litër
Benzina Bëhet 195 lekë/litër