Dalja e Britanisë nga BE prek edhe
futbollin, Premier League pa yje

Dalja e Britanisë nga BE prek edhe<br />futbollin, Premier League pa yje
Britania jashtë Bashkimit Europian ndryshon edhe futbollin në ishull. Pasi i thanë jo Bashkimit Europian nëpërmjet referendumit, Premier League pritet të këtë ndryshime në rregullore.

Pasojat e para të votimit u panë tek monedha Paund, që pësoi një zhvlerësim në krahasim me Euron e Dollarin dhe si pasojë e kësaj, klubet angleze do të paguajnë më shumë për yjet e futbollit. Por problem më I madh për klubet britanike do të jenë lojtarët e huaj.

Europianët si gjithë të huajt
Momentalisht vetëm në Premier League, luajnë mbi 100 futbollistë, të cilët nuk janë me shtetësi angleze. Deri më tani të huajt nga shtetet e Bashkimit Europian, si: Franca, Spanja, Italia, Gjermania etj, ishin për klubet njësoj si anglezët pasi quheshin komunitarë.

Por tashmë kjo ndryshon tani shumica prej tyre quhen ekstra-komunitarë dhe për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar të gjithë ata duhet të kenë leje pune si dhe duhet të kenë luajtur për dy vite në Kombëtaret e tyre.

Aktivizimi i tyre bazohet në rregulloren e përqindjes së ndeshjeve të luajtura dhe renditjes në tabelën e FIFA-s. Në këtë mënyrë, rregullorja e re mund të shkaktojë dhe largimin e disa emrave të rëndësishëm, siç janë; David De Gea, Martial, Mata, Scheiderlin e shumë emrave të tjerë.

Por jo vetëm “Djajtë e Kuq” mund të përfshihen nga një eksod i mundshëm pasi edhe Man.City është i rrezikuar për të humbur shërbimet e  Mangala Navas dhe Nasri. Gjithashtu dhe ylli i skuadrës së Ëest Ham Dimitri Payet si dhe Mingolet i Liverpool.

Talentet e reja
Po kështu klubet e mëdha të Premier League nuk do të mund të marrin më lojtarë nga Europa nën moshën 18-vjeç. Shembuj si Fabregas e Paul Pogba nuk do të ketë më, pasi tashmë ata nuk janë nën “ombrellën” e BE, po këta të rinj do të jenë të huaj si gjithë të tjerët dhe atëherë hyn në lojë neni 19 i FIFA-s, që ndalon tranferimet ndërkombëtare të futbollistëve nën moshën 18 vjeç, por që nuk aplikohet për lojtarët nga mosha 16 vjeç deri në 18 vjeç që transferohen brenda zonës së Bashkimit Europian.

Pasojat në kohë
Edhe pse pasojat e ‘Brexit’ nuk pritet të japin efektet e tyre brenda pak ditësh, sipas ekspertëve kjo do të shtrihet në kohë. “Mbretëria e Bashkuar do të duhet të negociojë në të ardhmen në terma tregtarë, por e përktheyer në termat e futbollit për Premier Ligën do të thotë një rritje me 20 për qind të çmimit të lojtarëve që vijnë nga BE-ja, gjë që për pjesën tjetër të kontinentit nuk do të kishte ndryshim”,-shkruan gazeta më e madhe sportive në Itali “La Gazzetta dello Sport”.

“Brexit” problem edhe për Realin
Pas largimit të Britanisë nga Bashkimi Europian, Gareth Bale nuk do të jetë lojtar komunitar në Madrid. Real Madridi është një nga skuadrat e para, që do të vuajë problemet e “Brexit”, pasi uellsiani Gareth Bale do të humbë statusin e tij si një lojtar komunitar.

La Liga lejon në çdo ekip vetëm 3 lojtarë nga vendet që nuk janë në BE. Deri më tani, këto tri vende janë zënë te Real Madridi, nga James (Kolumbi), Casemiro dhe Danilo (Brazil).

Me largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian (rrjedhimisht edhe Uellsit), Bale shton numrin e të huajve në katër, ndaj tashmë I duhet të zgjedhë. Edhe pse pasojat e “Brexit” mund të mos jenë të menjëhershme, Real Madridi duhet të konsiderojnë një zgjidhje për të ardhmen, duke pasur parasysh se qëllimi i Florentino Perez është ofrimi i një kontrate të re për uellsianin.

Redaksia Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë