TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur në protestë të gjithë shqiptarët, pas daljes së listës me të dhënave personale. "Protesta më e madhe që ka parë shtetit shqiptar në 30 vite", shkruan Berisha, teksa akuzon qeverinë Rama si përgjegjësen kryesore, ndonëse ky i fundit, la hije dyshimi se e gjitha ka ardhur me qëllimin për të hequr vëmendjen nga zhvillimet në PD.

Për Berishën, ky është akti më i rëndë në historinë e vendit tonë teksa e lidh Ramën me mafian.

Ky megaskandal i pandodhurkund në botë është një thirrje, një kushtrim për opozitën dhe mbarë shoqërinë shqiptare të ngrihen në protestat më të fuqishme që vendi ka njohur këto 30 vite për përmbysjen sa më pare të re regjimit mafioz kriminal të kreut të meduzës Edvin Kristaq Rama dhe narkoshtetit të tij në Shqiperi", shkruan Berisha ndër të tjera.

Skandali mbi rrjedhjen e informacionit për pagat e mbi 694 mijë punonjësve shqiptarë, në sektorin publik dhe atë privat, cenoi të dhënat personale të qytetarëve duke i bërë ata për të rrezikuar nga hackerat dhe grupet kriminale. Ditën e sotme u publikua edhe lista e targave e mbi 530.452 qytetarë shqiptare privat dhe për 61.513 biznese, banka, ambasada etj!