Dalja nga kampi në Irak i Mohammadit, vëllait të Someyah

Dalja nga kampi në Irak i Mohammadit, vëllait të Someyah

Massoud Rajavi

Stewart Bell, National Post, E mërkurë, 27 shtator 2006

I ndërtuar në shtatë kodra në veri të Detit të Vdekur, Ammani është i njohur për rrënojat romake dhe furrat e bukës që shesin ëmbëlsira arabe shumë të shijshme. Që nga viti 2003, kryeqyteti jordanez është bërë gjithashtu edhe një qendër për ushtarët e vendosur përreth zonës se luftës në Irak. Të huajt që shkojnë në Amman janë kryesisht ushtarakë, kontraktorë dhe gazetarë, por në prill të vitit 2006, një kanadez me emrin Mostafa Mohammady mbërriti në kryeqytetin jordanez me një mision personal. Ky baba 49 vjecar nga Richmond Hill kur zbriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Queen Alia kishte vetëm një synim: Nxjerrjen e së bijës, Somayeh nga kampi Ashraf dhe ta dërgonte atë në shtëpinë e saj.

Në vitin 1998, Somayeh, 17 vjeç ishte larguar nga Etobicoke Collegiate Institute dhe fluturoi në Irak për t'u bashkuar me Muxhahidin-e Khalq (MEK), një ushtri e vetëshpallur “popullore” që luftonte për të përmbysur regjimin shtypës të Iranit që kishte marrë pushtet në 1979.

Pas Somayehs, ishte djali i Mostafës, Mohammadi 16 vjeç, që shkoi në kampin e guerilasve.

Ndërsa vitet kalonin dhe asnjëri prej fëmijëve të Mostafës nuk po kthehej në shtëpi, Mostafa u detyrua të ndërmarrë një fushatë të rrezikshme dhe të kushtueshme për ti kthyer fëmijë në shtëpi. Në vitin 2002 ai udhëtoi për në Damask duke marrë një autobus në kufirin irakian. Fjeti në kufi për tre netë dhe u kthye mbrapa, sepse nuk kishte vizë.

Dhjetë ditë përpara se trupat amerikane të pushtonin Irakun në vitin 2003, Mostafa më në fund arriti në selinë ushtarake të MEK-ut, kampin Ashraf dhe vizitoi fëmijët e tij.

Në kampin Ashraf ai u takua me komandantët guerilas dhe qëllimi i tij ishte t'i pyeste se si mund t'i merrte fëmijët në shtëpi. Por, ai nuk e bërë këtë gjë pasi i biri iu lut që të mos e hapi këtë temë, sepse kishte frike se do të shkaktonte probleme. Mostafai qëndroi në kamp për rreth një javë dhe më pas u largua pa fëmijët.

Pak muaj pasi SHBA-të përmbysën Saddam Husseinin, Mostafa u kthye sërish në kampin Ashraf. Këtë herë me vete ai kishte një videokamera ku filmoi disa momente të jetës brenda kampit guerilas. Filmimet e tij përfshinin: Gra me uniforma ushtarake dhe me shami në kokë që bisedonin, meshkuj me uniformë, një njëri të armatosur dhe vendin ku ata gatuanin.

"Është si një bazë ushtarake," thotë Mostafa.

Kampi Ashraf në fakt ngjante si një qytet i vogël. Ai kishte ndërtesa banimi, dy spitale, kopshte dhe objekte sportive që i shërbenin rreth 4000 banorëve. Kampi Ashraf kishte edhe një kampus universitar, një impiant për pastrimin e ujit, dhe madje edhe faqen e vet të internetit.

Pushtimi i SHBA-së i solli një fund të papritur luftës së MEK-ut kundër regjimit iranian. Amerikanët çarmatosën grupin duke konfiskuar mijëra armë. Por komanda rebele i shkurajoi gurrelasit e rrinjë që të mos “dezertonin”.

Gjatë kësaj periudhe, në vitin 2004 Somayeh kontaktoi ambasadën kanadeze në Jordani të cilës i tha se donte të thehej në Kanada, por ishte e shqetësuar për vëllain e saj më të vogël Mohammadit. Në letër ajo i kërkoi qeverisë kanadeze që ta ndihmonte të kthehej në Toronto.

"Do të doja t'ju kërkoja ta ndihmonit vëllain tim të kthehej në Kanada. Unë kam gjashtë muaj që po pres një përgjigje nga ju dhe nuk ma merrte mendja që do të vonoheshit kaq shumë”, shkroi ajo në persisht.

“Kam qenë e stresuar gjithë kohën, duke menduar që ju do kujdeseshit për atë. Përveç të qenit qytetar kanadezi, ai kërkon të kthehet te babai, nëna, vëllai dhe motra e tij.”

“Kërkesa e vetme që kam është që ta ndihmoni të kthehet sa më shpejt në familjen tonë, para se t'i ndodhë diçka e keqe", kishte shkruar Somayeh në letrën e saj drejtuar qeverisë kanadeze.

MEK e dinte se Mohammadi ishte i pakënaqur në kamp. Në vend që ta linin të lirë ata e mbyllën në një kontenier, tregon Mohammadi në një intervistë eksluzive për National Post.

I mbyllur në kontenier ai merrte vetëm një gotë çaj çdo mëngjes dhe në orën 3:00 merrte bukë, djathë dhe një gotë ujë. Këtu ai kishte kaluar momente shumë të vështira, ku kishte humbur shumë peshë dhe mendonte se do të vdiste.

"Nuk kisha shpresë," thotë ai.

Por pas 21 ditësh, Mohammedi ishte liruar dhe kishte telefonuar babanë e tij në Toronto.

"Më jep 14 ditë", i kishte thënë Mostafa.

Komandantët e MEK-ut i kishin thënë Mohammedit se Mustafai nuk do të vinte. Por më vonë, Mohammedi dëgjoi se babai i tij ishte në Jordani dhe do të mbërrinte në Ashraf për disa orë.

Mostafai kishte arritur në kamp në orën 8 të mengjesit, ku një komandante femër i kishte thënë Mohammadit të largohej. Aty babë e bir ishin përqafuar. Dyzet e pesë ditë më vonë Muhammedi kishte arritur të largohej nga kampi Ashraf për në Jordani. Ai kishte kaluar dy javë me nënën e tij në Amman dhe më 20 dhjetor 2004 ishte kthyer në Kanada. Ai kishte qenë me guerilët për pesë vjet. Një javë para se të largohej prej aty një komandant i kishte thënë të mos fliste asgjë të keqe për MEK-un, sepse nëse do e bënte, do e zinte belaja, thotë Mohammadi në intervistë.

Se çfarë do i ndodhte tamam nuk i kishin treguar, por kujton se çfarë kishte thënë kreu i MEK-ut, Massod Rajavi në kamp disa vite më parë: "Dezertorët do të gjenden dhe do të vriten". Edhe në shtëpinë e tij në Toronto Mohammedi ndihej i frikësuar pasi kishte filluar të merrte kërcënime nga mbështetësit e MEK-ut, pasi ai kishte braktisur “luftëtarët e lirisë”. Ata e kishin akuzuar si spiun të regjimit iranian, një akuzë që MEK-u përdor rëndom për të poshtëruar anëtarët që braktisin organizatën.

Ndërsa MEK-u dhe qeveria iraniane luftonin me tanke dhe kallashnikovë përgjatë kufirit Iran-Irak, ata luftonin me propaganda kundër njëri tjetrin në qytetet perëndimore. Ashtu sikur MEK-u që përdor propagandën dhe shpifjet për t'i bërë të heshtin kritikët e tij, Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë, shërbimi sekret brutal i Iranit, punonte për të diskredituar muxhahidinët. Duke operuar jashtë ambasadave iraniane ne kryeqytetet perëndimore, agjentët iranianë po i afroheshin dhe shfrytëzonin familjet e anëtarëve të kampit Ashraf, një taktikë që në botën e spiunazhit njihet si aktivitet për influencë të jashtme.

Mostafa tha se kurrë nuk ka folur me vetëdije me asnjë agjent iranian, apo edhe me oficerë kanadezë të inteligjencës. Ai tha se ishte kontaktuar vitin e kaluar nga një njeri i dyshuar që punonte me iranianët, por Mostafa tregon se ai nuk ishte në dijeni se ai ishte agjent, nuk i zuri besë dhe nuk pranoi ofertën e tij. Mostafa tha se pranoi të intervistohej për përfshirjen e familjes së tij në MEK, sepse ai mendonte se publiciteti mund të ushtronte presion mbi qeverinë kanadeze për të sjellë vajzën e tij në Toronto.

Në pranverë 2006, Mostafa vendosi të shkonte sërish në Irak.  Fluturoi për në Jordani dhe priti në rradhë në ambasadën e Irakut përditë që nga ora 8 e mëngjesit duke shpresuar për një vizë. Përditë largohej në 2.30 pm pa asnjë vizë. Ambasada kanadeze i dha Mostafës një letër prezantimi (vetëm pasi ai kishte nënshkruar një memorandum ku pranonte rrezikun e udhëtimit për në Irak), por edhe kjo nuk e ndihmoi që të marrë vizë.

Duke kërkuar një rrugë tjetër për të shkuar në Irak, Mostafa shkoi në Turqi dhe punësoi një vendas për ta nxjerrë përtej kufirit, por trafikanti u tërhoq pasi i tha Mostafës që kjo ishte shumë e rrezikshme. Situata e sigurisë në Irak u përkeqësua. Bombat me telekomandë shpërthenin përgjatë autostradave dhe ato e bënin udhëtimin si një rule ruse. Një bombë e këtillë i mori jetën një duzine punonjësish irakenë që punonin në kampin Ashraf. Sikur mund të shihet marrja e vizës nga ambasada irakene nuk ishte i vetmi hall i Mostafës ndërsa ai priste në Amman.

Atij do i duhej që të bindte edhe Somayen që të kthehej në Kanada, pasi ajo kishte shpenzuar pjesën më të madhe të dekadës së fundit me guerrilasit, dhe në disa raste ishte e mëdyshur për tu kthyer.

Sfida tjetër e e Mostafës ishte t'i bindte muxhahidinët ta linin Somayen të largohej prej kampit, dhe sipas shumë hetuesish për të drejtat e njeriut, komanda e MEK-ut i burgose dhe i torturonte “dezertorët”. Por, edhe nëse ai arrinte ta merrte Somayen nga kampi Ashraf ai kishte një tjetër pengesë: Departamenti i Emigracionit të Kanadasë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama ndan fotoalbumin nga darka tradicionale e fundvitit me trupin diplomatik

Rama ndan fotoalbumin nga darka tradicionale e fundvitit me trupin diplomatik