Dallëndyshe Bici: Gangsterët në media, nuk ndryshojnë shumë nga gangsterët e rrugëve
Shembja e 'Prestige Resort'
Prej një muaji jam vënë në shënjestër të mediave të z.Irfan Hysenbelliu. Unë nuk di fort gjëra nga media, por nëse gazetaria shqiptare është në shërbim të pronarëve dhe jo publikut, nëse është kamzhik për hakmarrjet e tyre, nëse është mjet përfitimesh, më vjen keq për gazetarët. Sot ishte turpi i rradhës i urrejtjes që ka verbuar ndërtuesin e paligjshëm të objektit “Prestigj” në bregdetin e Kavajës të cilin IKMT e prishi pak javë më parë, ku me një video të tre viteve më parë, synon paturpësisht të më intimidojë personalisht, të baltosë punën e institucionit që drejtoj, të na armiqësojë me njerëzit që vetëm po na falënderojnë për hapësirat që u kthejmë në emër te ligjit, dhe të shfryjë mllefet e tij si bej i rënë nga vafti.
Unë, Dallëndyshe Bici, nuk kam mbajtur dhe nuk mbaj përgjegjësi për askënd se çfarë thotë, çfarë premton, apo çfarë manipulon. Sekush ka kokën e vet mbi shpinë. Unë përgjigjem para ligjit, ndërgjegjes dhe publikut për firmën time dhe urdhërat e mi. Nxis, si përherë, çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë, kudo dhe kurdoqoftë të më kontaktojë direkt, nëse çdokush punonjës i IKMT, apo që paraqitet si i IKMT i bën presion. Mos të hezitojë!
Do të jem përherë në krah dhe në mbështetje të qytetarëve që zbatojnë ligjet e zhvillojnë pronën e tyre sipas rregullave e pa u hyrë në hak mijëra qytetarëve të tjerë. Por do të jem përherë përballë shantazhuesve, grabitësve të pasurive të Shqipërisë, përfituesve, le të jenë këta edhe të mbrojtur nga media, nga gazeta, portale, televizione e analistë që nuk di si paguhen për shërbimet e tyre. Unë nuk jam në luftë me askënd. Nuk kam hesape “për te larë” me askënd. Unë jam punonjëse e shtetit dhe në shërbim të publikut. Mund të kem gabime në punën time, por ky shtet funksionon me ligje dhe rregulla, jo në mëngjes bëjmë moral në media dhe në darkë bëjmë gangsterin në terren. Gangsterrët e mediave, vetëm kostumet e shtrenjta i dallojnë nga gangsterët e rrugëve. Unë nuk kam frikë asnjë prej të dyve, sepse i shërbej njerëzve sipas ligjit.
B.K./xy/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Situatë e tensionuar në veri të Kosovës, a duhet të tërhiqet qeveria Kurti?
-
Po
42.1%
-
Jo
48.9%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 1996
Lajme të tjera
-
Shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, Kadastra kallëzon në SPAK drejtorin e Fierit: I shkaktoi shtetit 9.5 mln lekë dëm! Bici: Kanë punë me prokurorinë
24 Maj, 14:41
-
Ministria e Financave reagon për ‘Prestige Resort’: Gjithë procedurat në përputhje me ligjin
22 Mars, 15:46
-
Pas shembjes së hotelit, godinat e mbetura të Prestige Resort do t’i kalojnë Shërbimit Social! Kompania: E paligjshme! 'Financat': Gjithë procedurat në përputhje me ligjin
22 Mars, 10:57
-
Dallëndyshe Bici mori drejtimin e Kadastrës, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili 'i zë vendin', emërohet në krye të IKMT
17 Mars, 11:59
-
Kadastra, ikën Lame dhe vjen Bici! Rama: Task-Forcë speciale për të prerë menjëherë bishtat e mbetura të korrupsionit
11 Mars, 12:56
-
Artan Lame shkarkohet nga posti i kreut të Kadastrës, vendin e tij e zë Dallëndyshe Bici! Shkak dyshohet problemet e thella me pronat në jug
9 Mars, 20:55
-
Dallëndyshe Bici: Ndaj shantazhit, fyerjeve dhe kërcënimit do të ndjek rrugën ligjore
20 Dhjetor 2022, 15:47
-
Shembja e ‘Prestige Resort’, çfarë pretendojnë palët! Pronari: Lejen e ka firmosur Rama. KKT: Ishte leje me kushtet qe pastaj nuk u plotesuan
4 Dhjetor 2022, 18:04
-
Shembja e ‘Prestige Resort’, Rama: S’ka lidhje me lirinë e medias, ishte ndërtim pa leje! Investitorët s’do i bëjnë më karshillëk ligjit
4 Dhjetor 2022, 17:00
-
70 kg eksploziv, VIDEO me dron nga momenti kur IKMT shemb me shpërthim të kontrolluar ‘Prestige Resort’ në Kavajë! Reagon Irfan Hysenbelliu: Hakmarrje politike
4 Dhjetor 2022, 15:13
-
IKMT shemb godinën e restorantit në 'Prestige Resort', Rama: Është shkelur leja e ndërtimit! Askush s'do guxojë të bëjë të fortin mbi ligjin
1 Dhjetor 2022, 13:30
-
Konfiskohet shtesa pa leje 1200 metër katror e pallatit të biznesmenit Pëllumb Salillari në Farkë! Çuçi: Pronari ose ta parablejë ose dhurojë për Entin e Banesave
9 Shtator 2022, 12:59
JEP DOREHEQJEN MOJ HAJDUTE E NDYRE,,,TI NUK PYET AS PER LIGJ AS PER ASGJE,,,,,,PO TE RESPEKTOJE LIGJIN NUK DO MERRJE LEKE....PISE FEMER,,,,,TE NA KRENOHET TANI RAMA SE FEMRAT NUK MARRIN LEKE,,,,I DOLI ME ZE DHE FIGURE....POPULLI TE NGRIHET TE SHPORRE KETE KLIKE KRIMINALO-HAJDUTE...
PërgjigjuDallendyshe vetem kujdes hotel Henry ne golem 200 metra larg prestige se ke ber ca kate pa leje aty te hoteli jot dhe mos vin ta shembin edhe ty pastaj, apo me aq lek sa ke ber kto vite e rinderton prap ti
PërgjigjuKapterri Irfan Hasenbelliu nga kapterr na u bo Gangster me drog e tani na hapet bythës ky injorant i ler i gjithi pler. Po ky fëlliqsir ku e gjeti këtë porn ja la i ati Apo e jëma analfabete. O Zot kur die kapterri bëhet Gangster. Po kjo është Shqipria e gjitha e mbaruar ku kapteri Irfan bëhet Gangster nga injorant na bëhet bizesmen se arithmetikën e njef mir sado që është me 7 klas shkoll.
PërgjigjuGangsteret me kostum kane humbur perspektiven. Gangsteret me kostum nuk kane inteligjenc emocionale te kuptojn ku jane limitet e tyre. Nuk ngopen gangsteret. Vetem shteti me institucionet e tije munde tju tregoj rrugen dhe limitet. Mjafte me keta gangstera " oligark" qe me makuterin e tyre primitive po na kthehen ne dhunues te qytetarve.
Përgjigju