Ditën e sotme drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri e nisi me një kafe me banorë në Lagjen Kushtrimi të qytetit.

Në bashkëbisedimin me ta, Gjiknuri kujtoi punën e bërë për trasformimin e zonës, e cila ka njohur disa investime të rëndësishme gjatë dy mandateve të para të qeverisjes.

“Ju e keni parë ndryshimin, qoftë rruga e re apo sistemi elektrik që unë u interesova vet atëherë dhe u përmirësua. Problemet e legalizimeve pak nga pak po përfundojnë. U angazhova për të ndryshuar edhe zonën ekonomike, kufirin e zonës ekonomike që i linte  të pa legalizuara një pjesë të shtëpive të qytetarëve dhe besoj jeni dëshmitar vet që investimi im personal dhe mbështetja e Kryeministrit nuk ka munguar për ti dhënë zgjidhje këtij problem. Natyrshëm, këtu ka nevojë për më shumë investime dhe mandat i tretë për këto duhet. Themi që këto punë të mira të nisura për Vlorën duam ti përfundojmë. Këto vite u fokusuam në qendër të qytetit, Vlora u trasformua, e vërteta është se u bë një qytet vërtet i mirë, i bukur. Krahasuar me para dhjetë vitesh Vlora është trasformuar plotësisht”, theksoi Gjiknuri.

 Gjiknuri kërkoi votëbesim për të gjithë ekipin e Partisë Socialiste, një ekip përfaqësues qytetarësh të denjë e me kontribute në jetën sociale të qytetit.