Danaj në Report Tv: Në Kosovë mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme! Vendi nuk mund të jetë peng i koalicioneve të deritanishme

TIRANE- Analisti Koço Danaj tha në studion emisionit '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv se mbledhja e sotme kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës la të kuptohet se të gjitha opsionet janë të hapura. Ai solli në vëmendje  vizitën e delegaicionet të LDK në Gjermani ku vuri në dukje se mungonte një prej figurave kryesore të saj, Vjosa Osmani. Sipas Danajt në Kosovë mund të shkohet në zgjedhjet të parakohshme pasi sipas tij, vendi nuk mund të jetë peng i kolicioneve të deritanishme.

"Mbledhja e sotme e kryesisë së LDK-së lë të kuptohet se tani të gjitha opsionet janë të hapura. Më bëri përshtypje se janë dy elementë që kanë nevojë t'i themi opinionit. Para disa ditësh një delegacion i LDK ishte në Gjermani, por mungonte Vjosa Osmani, ishin pjesa tjetër udhëheqëse e LDK-së. Në politikë ka interes. Besa është element moral, një trashëgimi e shqiptarëve, s'ka të bëjë me kodin elektoral. Ne akoma nuk e dimë çfarë është thënë dhe çfarë porosie kanë marrë. Dy figura ishin kundër ndarjen së Kosovës. Ka dhe një problem që është anashkaluar. Problematika e shtetit dhe e qeverisë së Kosovës pavarësisht se kush do të jetë kryeministër apo do të ndodhë ndonjë dukuri tjetër, sepse Ramushin Ibrahim Rugova e bëri kryeministër. Problematika që do ketë përballë është e jashtëzakonshme. Nuk bëhet fjalë vetëm për korrupsionin.

Ne gjithmonë fshihen pas të huajve. Ata kanë interesat e tyre Tashmë kur në Kosovë ka dy rryma, një që e konfiguron çështjen e kufirit dhe tjetra që është e prerë. Unë shpresën kryesore kam te Vetëvendosja. Prisja që Albin Kurti të merrte mandatin. Si mund të lihet një vend i tillë pa qeveri. Isa Mustafa deklaroi se mund ta mbështesim dhe në parlament. Si me Kunjofskën. Albini është peng i të menduarit të këtij mali si ta zgjidh këtë mal me probleme. Tani duhet të japim zgjidhje. Për të krijuar qeverisë Kosova duhet të mbështet sa më shumë. Në politikë nuk lutet. Nuk u lut Sebastina Curz. Duhet rënë dakord, çfarë kushtesh ke, kam këto kushte. Zbatimi i programit nuk është problemi. Nuk ka program të përbashkët. Bashkimi Kombëtar nuk ka program të përbashkët. Unë shoh sa i pregatitur je ti. Mund të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Nuk do t'i qëndrohet skllav koalicioneve të deritanishme. Vijat e bardha janë vijat e shpresës", tha Danaj.

Kosova prej mujash është peng i krijimit të qeverisë së re, si pasojë e mosdakordësimit mes LDK-se dhe Vetëvendosjes. Ajo që ka ndarë Vetëvendosjen me LDK-në është posti i Presidentit, që Mustafa e ka vendosur kusht.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emini: 08/01/2020 02:40

    Kosova ne keto situata sa te favorshme dhe disfavoreshe te saj,duhet ti evidetoj lidetshipi i saj politik i priteshem Albin kurti.Shteti i kosoves nuk mund te mbajet penge se nuk ka nje konsensus per Presidentin te cilit ende si kambaruar mandati.Pra Vetvendosja dhe LDK besoj se kane kohe pas konstutuimit te qeverise te bien dakortt edhe per postin e Presidentit.Situata ne ballkan,ne Europe apo me gjere e dikton shpejtesin e krijimit te qeverise kosoves dhe mbeshtetjen e plote te kolicjonit qeverises. Kosova kanevoje per qetesi politike dhe per nje lidetship politik vizjonar,duke hequr cdo barjer qe pengon shtetin e kosoves drejte integrimit ne Bashkimin Europjan,si dhe ne Nato dhe liberalizimin e vizeve me BE.

    Përgjigju
  • Kosovari: 07/01/2020 10:01

    Zgjedhje doemos,edhe pse as me zgjedhje nuk arrihet ndonje "mrekull;i". Kestu sic po veprohet,duket hapur, intereset e individeve dhe grupimeve politike, Ky kualicion prektikisht eshte kapesi,bllokuesi e shantazhuesi i shtetit. Keta jane vetem konrabandistet politik qe mbahen ne shkopin "patriotik".keta jane dy ekstreme banale qe mahshrojne e genjejne populli qe kur e kur,pa leshuar asnje millimeter tolerance,kur eshte ne rend interesi dhe mashtirmi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ 40 vjeçari përplas me makinë për vdekje të moshuarin

Mat/ 40 vjeçari përplas me makinë për vdekje të moshuarin