Danas:Serbi-Kosovë marrëveshjen
“Bruksel 2” para vizitës së Merkel
Marrëveshja e radhës mes Serbisë dhe Kosovës, e quajtur "Bruksel 2" është shumë pranë. Kështu shkruan e përditshmja serbe Danas. Sipas saj marrëveshja me Kosovën duhet të jetë e nënshkruar para vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel në 8 korrik në Beograd.
BEOGRAD - Marrëveshja e dytë mes Serbisë dhe Kosovës e mbiquajtur ‘’Bruksel 2’’ është në prag të nënshkrimit. Kështu shkruan e përditshmja serbe ‘’Danas’’, e cila thotë se pritet që javën tjetër dy kryeministrat, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiç të bien dakord për të gjitha pikat e marrëveshjes.
Danas shkruan se Beogradi duhet patjetër të arrijë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën para vizitës së kancelares gjermane, Angela Merkel në Beograd, në 8 korrik.
Nëse Beogradi do të këmbëngulë në kërkesat e veta dhe do të pengojë arritjen e një marrëveshjeje me Kosovën, atëherë me shumë mundësi mesazhet që Merkel do të përçojë në Beograd nuk do të jenë aspak të këndshme për autoritetet serbe, të cilët presin hapjen e kapitullit të parë të bisedimeve me Bashkimin Europian.
Burime të danas thonë se pritet që dy kryeministrat të arrijnë në një pike të përbashkët për disa çështje, veçanërisht për krijimin e asosacionit të komunave serbe në kosovë.
Danas shkruan se në qarqet diplomatike thuhet se kryeministri serb në asnjë mënyrë nuk mund të rezikojë të dëmtojë besueshmërinë që kancelarja gjermane ka tek qeveria serbe, e cila vjen në Beograd të mbështesë bashkëpunimin rajonal dhe arritjet e tre viteve të fundit.
shkruan se Merkel në Beograd pret një situate të zgjidhur në marredhëniet me Kosovën.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
17.6%
-
Opozitës
15.9%
-
Qytetarëve
66.4%
Vota total: 301
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet në Himarë/ Numërohen katër kutitë e para, Tavo me epërsi ndaj Gjikurias! 11 vota të pavlefshme
5 Gusht, 01:13
-
Zgjedhjet e pjesshme në Himarë/ Fillon procesi i numërimit, hapen 4 kutitë e para
5 Gusht, 00:42
-
Vangjel Tavo dhe deputetët socialistë mbërrijnë në KZAZ e numërimit
5 Gusht, 00:29
-
Tedi Blushi: Të gjithë qytetarët ishin dëshmitarë se si e gjithë administrata zbarkoi sot në Himarë! Nuk kam parë asnjë flamur të Vorio Epirit
5 Gusht, 00:18
-
Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji
4 Gusht, 23:48
-
Demokratja Kamala Harris takohet me tre kandidatët e mundshëm për nënpresident
4 Gusht, 23:30
-
Namir Lapardhaja: Po këta sikur thanë se tani që u bashkuan, do i tregonin vendin Ramës
4 Gusht, 23:04
-
Intensifikohen tensionet në Lindjen e Mesme
4 Gusht, 22:52
-
Zgjedhjet në Himarë/ Përfundon dorëzimi i kutive! KZAZ nuk konstatoi asnjë të parregullt, pritet të nis numërimi
4 Gusht, 22:44
-
Arben Meçe: Klima ekstremiste në Himarë nuk është fare në vëmendje të opinionit në Greqi
4 Gusht, 22:25
-
'Opozita humbi kohë me çështjen Beleri', Indrit Sefa: Gjikuria u identifikua vetëm para 30 ditësh
4 Gusht, 22:22
-
Mero Baze: Të gjithë ata që tradhtuan Petro Gjikurinë
4 Gusht, 22:15