Danezët u përgjërohen
armenëve: Ndaleni Shqipërinë

Danezët u përgjërohen<br />armenëve: Ndaleni Shqipërinë
Si Shqipëria, ashtu edhe Danimarka, edhe pse u mundën në ndeshjet e një nate më parë, përkatësisht ndaj Serbisë dhe Portugalisë, janë në dorë të Armenisë, kuptohet, më shumë danezët, pasi shqiptarët janë vetë protagonist në fushë të dielën kundër armenëve, në ndeshjen përcaktuese për Kombëtaren shqiptare, së cilës i duhet vetëm fitorja.

Mediat daneze për këtë shkruajnë: “Duhet të jetë një e diel e çuditshme. Ndërsa kombëtarja jonë do të luajë kundër Francës në ndeshjen miqësore, vëmendja është totalisht në Armeni, ku shpresojmë që Shqipëria të ngecë.”

Për Danimarkën cështja e kualifikimit direkt për në Europian ende nuk është mbyllur.

Trajneri i Danimarkës Morten Olsen i luten Armenisë që të ndalë Shqipërinë në sfidën e së dielës:“Duhet të presim se çfarë do të ndodhë në ndeshjen e fundit dhe të shohim nëse armenët do të na ndihmojnë. Përballja jonë me Francën nuk asnjë rëndësi. Jemi shumë të zhgënjyer për humbjen me Portugalinë, sidomos tani që kemi mësuar se Serbia ka fituar në Shqipëri.”

Olsen dhe të gjithë danezët të dielën do të kryqëzojnë gishtat për një rezultat pozitiv të Armenisë. Edhe mbrojtësi Daniel Agger beson se armenët do t’i bëjnë një dhuratë të çmuar përfaqësueses nordike, i cili priste një tjetër rezultat të kombëtares së tij në Portugali: “Kemi ende shanse për t’u kualifikuar direkt në Europian, edhe pse varemi nga të tjerët. Shpresojmë të dalim me kokën lart nga këto eliminatore. Por edhe nëse do të kualifikohemi direkt, kemi edhe një mundësi tjetër në play­off.” /Telesport/

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, arrestohet Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i rrëmbyer dhe zhdukur në 2015

Operacioni i SPAK, arrestohet Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i rrëmbyer dhe zhdukur në 2015