Dani Alves në lot para bashkëshortes, takimi në burg anullon divorcin! Çifti me strategji të re

Dani Alves në lot para bashkëshortes, takimi në burg anullon divorcin! Çifti me strategji të re

Dani Alves dhe bashkëshortja

Ish-mbrojtësi dhe kapiteni i Brazilit, Dani Alves akuzohet për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare mbrëmjen e 30 dhjetorit 2022 në klubin Sutton në Barcelonë. Prej 6 janarit të këtij viti, Alves qëndron në burgun e sigurisë së lartë në Barcelonë, teksa pret ditën e gjykimit në lidhje me faktet e palës akuzuese dhe pamjeve filmike.

Situata e mbrojtësit dhe provat që duket se kanë akuzuesit, bënë që disa javë më parë bashkëshortja e Alves, Joana Sanz t'i kërkonte divorcin me një letër. Tanimë mediet në Spanjë bëjnë me dije se dyshja për momentin kanë ndryshuar strategji, pas një diskutimi në burg.

Dani Alves dhe gruaja e tij u takuan në një dhomë sa një kabinë telefonike. Ish-futbollisti i Barcelonës u pa i përlotur, teksa diskutuan çështjet ekonomike dhe atë që ka mbetur nga martesa e tyre, e penguar nga dëshira e gruas për të mos u divorcuar tani.

Rreth dyzetë minuta, aq zgjati ballafaqimi burrë e grua në burg, sa nuk i ndryshoi dot gjërat, sepse plaga në zemrën e bashkëshortes është e thellë, e pushtuar nga tradhtia, skandali dhe buja e fortë mediatike për akuzën e përdhunimit që rëndon mbi të shoqin.

Pas këtij takimi, është ndaluar procedura e ndarjes. Ajo letër, në të cilën Joana Sanz njoftonte me shumë dhimbje se marrëdhënia kishte mbaruar dhe se shpejti do të përfundonte ligjërisht, tashmë është mbyllur në një sirtar. Ajo nuk e grisi, por thjesht e la mënjanë për momentin. Ajo dëshiron të shohë se si do të përfundojë çështja gjyqësore e futbollistit, pastaj do të bëjë atë që duhet, atë që ndjen.

Disponueshmëria e treguar nga Joana Sanz është pjesë e një strategjie të saktë mbrojtëse. Ajo nuk do të shkojë më tej në procedurën e divorcit. Dani Alves mund të luajë të fundit kartë të mundshme të lirimit me kusht. Kjo do të thotë që ai të jetë i martuar me një grua spanjolle dhe të ketë lidhje ligjore në vendin iberik. Ky është një opsion që avokatët e tij synojnë ta provojnë për ta nxjerrë nga burgu.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda