Pas mbrëmjes së parë të Eurosong nuk u diskutuan vetëm performancat e artistëve, por edhe veshjet e tyre.

Mediat botërore kanë diskutuar rreth veshjes së këngëtares sonë Elhaida Dani dhe këngëtares së Hollandës, Trijntje Oosterhuis.

Dy këngëtaret në natën e parë janë paraqitur me të njëjtën veshje.

Përfaqësuesja e Hollandës ishte veshur po njësoj, me kostumin e zi dhe pelerinë hedhur supeve.

Sa i përket Elhaidës kjo veshje është stiluar nga stilisti kosovar Valdrin Sehiti dhe gjithashtu është komentuar nga BBC me shprehjen “Pas Madonnës dhe incidentit me pelerinën, Shipëria guxon të sjellë sërish në skenë pelerinë.” Tashmë sytë janë përqëndruar tek finalja e datës 23  maj.

elhida dani

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)