Edhe takimin që mbajti me opozitën shqiptare, zyrtari i lartë i BE-së Christian Danielsson e shfaqi në rrjetin social, duke postuar foto nga takimi mbajtur pa praninë e mediave. Ashtu siç u shpreh më tej edhe në konferencën për mediat, drejtori për politikat e Zgjerimit në BE, tha se vendi i opozitës është në Parlament dhe se nxitja e veprimeve të dhunshme në protestë është e papranueshme për Bashkimin Evropian.

"Takimi konstruktiv me përfaqësuesit e partive të opozitës për situatën aktuale politike. Shqipëria përballet me sfida, por mënyra e vetme demokratike për zgjidhjen e çështjeve mbetet të angazhohet në Parlament. Nxitja e veprimeve të dhunshme në protestë është absolutisht e papranueshme", shkruan Danielsson.


Lajmi kryesor:

Danielsson nuk sheh sinjale dialogu: Ja bëra të qartë opozitës se nuk po ndihmon integrimin (VIDEO)