Danimarka shpall listën anti-Shqipëri
Morten Olsen: Në lojë vendi i dytë

Danimarka shpall listën anti-Shqipëri<br />Morten Olsen: Në lojë vendi i dytë
Trajneri i Danimarkës, Morten Olsen ka shpallur listën me 22 lojtarë që do të ketë në dispozicion për sfidën ndaj Shqipërisë, e cila do të zhvillohet me 4 shtator në Danimarkë.
 
Në fjalën e tij Olsen ka vlerësuar maksimalisht Shqipërinë duke deklaruar se është pengesa kryesore për vendin e dytë në grupin “I”.
 
“Shqipëria është një rival direkt për vendin e dytë. Kanë një ndeshje më pak se ne dhe duhet të bëjmë maksimumin për të marrë fitoren. Në ndeshjen e parë na vunë në vështirësi dhe nuk janë rastësisht në garë për në Europian, por ne e dimë objektivin tonë”deklaroi ai.
 
Aktualisht Danimarka është në vendin e dytë, pavarësisht pikëve të barabarta, pasi në Elbasan në ndeshjen e parë barazoi 1-1.
 
Lista e futbollistëve të kombëtares daneze
1.Stephan Andersen, FC København
2.Kasper Schmeichel, Leicester City FC
3.Jonas Lössl, EA Guingamp
4.Lars Jacobsen, EA Guingamp
5.Daniel Wass, RC Celta de Vigo
6.Simon Busk Poulsen, PSV Eindhoven
7.Nicolai Boilesen, AFC Ajax Amsterdam
8.Daniel Agger, Brøndby IF
9.Simon Kjær, Fenerbahce A.S.
10.Pierre Emile Højbjerg, FC Bayern München
11.Michael Krohn-Dehli, Sevilla FC
12.William Kvist, FC København
13.Thomas Delaney, FC København
14.Jakob Poulsen, FC Midtjylland
15.Christian Eriksen, Tottenham Hotspur FC
16.Yussuf Yurray Poulsen, RB Leipzig
17.Pione Sisto, FC Midtjylland
18.Lasse Vibe, Brentford FC
19.Nicolaj Jørgensen, FC København
20.Martin Braithwaite, Toulouse FC
21.Nicklas Bendtner, VfL Wolfsburg
22.Morten “Duncan” Rasmussen, FC Midtjylland


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqi ekipin?

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqi ekipin?