Danimarkë, fari 120 vjeçar rrezikonte të binte në det, spostohet për diku tjetër...me rrota (VIDEO)

Në Danimarkë, një far 120 vjeçar, 23 metra i lartë, që rrezikonte të binte në det, u zhvendos larg bregdetit të Detit të Veriut, me ndihmën e rrotave dhe shinave.

Fillimisht ai u ndërtuar rreth 200 m larg nga bregdeti por errozioni ndër vite kishte gërryer kodrën ku ai qëndronte dhe tani fari ndodhej vetëm 6 m larg nga maja e kodrës që binte thikë mbi det.

Fari është cilësuar nga Danimarka 'Thesar Kombëtar' prandaj qeveria daneze harxhoi për operacionin e transferimit të farit plot gjysmë milioni euro.

Fari, më i vjetri në Danimarkë, është një destinacion popullor turistik dhe vizitohet nga rreth 250,000 njerëz në vit dhe nëse nuk do të transferohej, ai brenda vitit 2021 pritej të binte në det.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzoi të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Haklaj: U çimentua marrëveshja Berisha-Rama dhe u rrëzua reforma në drejtësi

Kushtetuesja rrëzoi të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Haklaj: U çimentua marrëveshja Berisha-Rama dhe u rrëzua reforma në drejtësi