/ATSH-AFP/ - Negociatat për formimin e një qeverie në Danimarkë kanë nisur zyrtarisht sot dy ditë pas zgjedhjeve që shënuan fitoren e të djathtës, me partinë anti-amigracion, njoftoi shtypi danez.
Dje mbretëresha Margrethe II ngarkoi kreun e partisë tradicionale të të djathtës "Venstre", Lars Lokke Rasmussen, për formimin e një qeverie.
"Ne do të vazhdojmë të flasim me të gjitha partitë e pranishme duke filluar nga Partia Popullore daneze, anti-imigracion", theksoi Rasmussen, objektivi i të cilit është formimi i një qeverie së bashku me partitë e djathta DF, Aleanca liberale dhe konservatorët.
DF-ja ka krijuar të papritura duke marrë 21,1 për qind të votave, një rezultat historik. Ajo u rendit para partisë Venstre (19,5 për qind).
Në përfundim të takimit me Rasmussen, Thulesen Dahl theksoi për agjencinë daneze të lajmeve "Ritzau" se do të ishte i vështirë formimi i një qeverie maxhoritare.