Danimarkë – Laudrup refuzon postin e seleksionerit

/ATSH-AFP/. - Ish-futbollisti i perfaqesueses daneze, Michael Laudrup, ka refuzuar postin e seleksionerit, beri te ditur nje drejtues i federates daneze.
"Michael i ka dhene fund diskutimeve, duke u shprehur se nuk mendon se posti i seleksionerit vlen per te aktualisht. Ai ka aresyet e veta personale", deklaroi per agjencine e shtypit Ritzau le drejtori administrativ i  DBU, Claus Bretton-Meyer.
Laudrup, 51 vjeç, legjende e ekipit perfaqesues, me te cilin ka shenuar 37 gola ne 104 seleksione, eshte i paangazhuar me ndonje klub, pas largimit ne qershor nga posti i trajnerit te Lekhwiya ne Katar, pas nje sezoni. Ai ishte mes emrave te permendur me shume nga shtypi per zevendesimin e Morten Olsen, i cili dha doreheqjen pas 15 vjetesh si seleksioner.
Danimarka deshtoi ne fushaten e saj per t'u kualifikuar ne Boterorin 2014 dhe Euro-2016. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai