“Dante i shqiptarëve”; “Komedia Hyjnore”, botohet në alfabetin Brail


TIRANË, 14 Tetor / ATSH / - "Dante i shqiptarëve" ishte  aktiviteti i organizuar ne Bibliotekën Kombëtare, në 750-vjetorin e lindjes së shkrimtarit italian, Dante Aligheri, aktivitet i cili prezantoi për herë të parë "Komedinë hyjnore" në alfabetin Brail, alfabeti i te verbërve.
Aktiviteti i organizuar nga Biblioteka Kombëtare, Ministria e Kulturës, Instituti Italian i Kulturës, Shoqata e të Verbërve të Italisë, në bashkëpun­im me Shoqatën e të Verbërve të Shqipërisë, mundësuan botimin në alfabetin Brail (alfabeti i të verbërve) të "Komedia Hyjnore", si dhe çeljen e ekspozitës e cila solli një qasje të veçantë të 120 vjet histori te perkthimit te Dantes ne shqip.
Leka Ndoja, Bardhylka Kospiri, Mirela Kumbaro, Sinan Tafaj, Persida Asllani
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin ministrja e Kultures, Mirela Kumbaro, zv/ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Bardhylka Kospiri etj.
Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani, e cilësoi ekspozitën si rëndësishme, e cila ka sjellë një qasje të veçantë të marrëdhënieve të lexuesit, përkthyesit shqiptar me veprën e Aligherit, gjurmë të cilat sipas Asllanit nuk i gjejmë as në gjuhe të tjera më të përhapura së shqipja.
"Në këtë ekspozitë  vihen se si në 120 vjet histori të përkthimit, ndërtohen 120 vjet marrëdhënie, sfidë, rilexim, shijim estetik i vazhdueshëm në proces.  Ne te vihet re se përveç botimeve të plota të emrave të mirënjohur të Dantes, siç është Pashk Gjeçi dhe Mark Ndoja, ka dhe një bocet të botimit dhe përkthimit të ardhshëm të Dantes nga Neritan Spahiu", u shpreh Persida Asllani, drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare.
Ministrja e Kultures, Mirela Kumbaro, theksoi përveç të tjerash se të përkthesh Danten është një sfidë shumë e vështirë. "Është një nga ato sfidat e mëdha Dantja, që kush guxon t'i afrohet ose duhet t'ia dalë me sukses ose më mirë të heshtë përgjithmonë".
"Në fakt, ata që e kanë arritur këtë sukses janë kthyer sot në monumente të kulturës së fondit të letrave shqipe", u shpreh",  ministrja Kumbaro.
Në përkthimin e kësaj vepre mjaft të çmuar u bën bashkë Instituti Italian i Kulturës dhe Shoqata e të Verbërve të Italisë të cilët  kanë kontribuar financiarisht në realizimin e sajë.
Kumbaro, Kospiri dhe kuratori i ekspozitës, poeti dhe përkthyesi, Lisander Kola
Ndërkohë në bashkëpun­im me Shoqatën e të Verbërve të Shqipërisë u mundësua botimi për herë të parë në alfabetin Brail (alfabeti i të verbërve) botimi i kësaj vepre.
Komedia hyjnore"  vjen në përkthimin mjeshtëror të Mark Ndojës, falë kontributit të familjarëve të tij, të cilët e dhanë këtë përkthim në përdorim për të verbrit shqiptarë falas.
Kremtimet në nder të Dantes në Biblotekën Kombëtare u realizuan në bashkëpunim me Shoqatën e të Verbërve dhe Institutitin Italian të Kulturës dhe  Ambasadorit Italian në vendin tonë, Massimo Gaiani.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 22 tetor .
 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar