DAP kthen në detyrë Sekretaren
e MD, Bardhi: Gati dy kallëzime

DAP kthen në detyrë Sekretaren<br />e MD, Bardhi: Gati dy kallëzime
Departamenti i Administratës Publike ka refuzuar kërkesën e ministrit të Drejtësisë Gazmend Bardhi, për pezullimin nga detyra të Sekretares së Përgjithshme, Juliana Hoxhaj

Një ditë pas kërkesës së Bardhit për pezullimin e vartës së tij, ka ardhur përgjigjia e DAP. Në shkresën e siguruar nga Shqiptarja.com, e cila mban firmën e drejtores së DAP, Albana Koçiu, thuhet se “veprimtaria e Sekretarit është konform ligjit”, duke refuzuar kështu kërkesën e Ministrit për pezullimin e saj.
 
Në shkresën e DAP theksohet gjithashtu se "urdhri i pezullimit është tejkalim i kompetencave" nga ana e ministrit të Drejtësisë.
 vendimi per shkarkimin e sekretarit
(Shkresa e DAP)

Një ditë më parë, ministri teknik i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, kërkoi pezullimin e Juliana Hoxhës me pretendimin se "ka shprehur papajtueshmëri në lidhje me disa urdhra kontrolli të lëshuara nga ministri në lidhje me institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale për praktikat e ndjekura të cilat po bëhen shkak për keqpërdorim të burimeve njerëzore dhe logjistike të burimeve njerëzore".
 
Juliana Hoxhaj kandidon edhe për deputete në zgjedhjet e 25 qershorit si përfaqësuese e listës së Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës. Ky ka qenë një tjetar argument i përdorur nga ministri teknik i PD për pezullimin e saj nga detyra.

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxhaj, ka arritur kështu të fitojë betejën ndaj ministrit teknik të PD-së i cili më shumë se njëherë ka kërkuar pezullimin e saj nga detyra.

Reagimi/Bardhi: DAP s'ka autoritet, pezullimi në fuqi
Ministri i Drejtësisë Gazment Bardhi ka reaguar pas refuzimit të pezullimit të Sekretares së Përgjithshme, Juliana Hoxhaj, nga Departamenti i Administratës Publike.

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Bardhi ka theksuar se DAP nuk ka autoritet të kontrollojë dhe verifikojë udhrat e Ministrit. Ai ka paralajmëruar edhe një kallëzim penal jo vetëm për Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë, por edhe për drejtoren e DAP, Albana Koçiu. 

"Bëjmë me dije se për shkak të shkeljeve flagrante të ligjit, Ministri i Drejtësisë ka nisur procedurat e lirimit nga detyra të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë, si dhe po përgatit kallzim penal ndaj Drejtoreshës së Departamentit të Administratës Publike dhe znj.Juliana Hoxha", thuhet në reagimin e Bardhit.

Deklarata e plotë:
"Ministria e Drejtësisë nuk ka marrë zyrtarisht dhe nuk pret asnjë vendimmarrje nga Departamenti i Administratës Publike, i cili nuk ka asnjë autoritet për të kontrolluar dhe verifikuar urdhrat e Ministrit të Drejtësisë.

Ministri i Drejtësisë ka pritur në përputhje me ligjin, përgjigje ngaDepartamenti i Administratës Publike, deri në momentin e hyrjes në fuqi tëvendimit nr. 437/2017 të Këshillit të Ministrave, i cili ngarkon titullarin eministrisë për të marrë masat e pezullimit ndaj nëpunësve civilë që janëkandidatë në zgjedhje.Departamenti i Administratës Publike është në lirinë e tij të plotë tëmbështesë paligjshmërinë në administratën publike, duke lejuar proceduratfiktive dhe të falsifikuara të kryera nga nëpunës civil.

Për këtë përgjegjësiaështë individuale dhe vetëm e këtij institucioni. Por kjo sjellje nëkundërshtim flagrant me ligjin, nuk pengon Ministrin e Drejtësisë të marrëmasat e nevojshme në përputhje me Kushtetutën, ligjin për nëpunësin civildhe Kodin Zgjedhor.

Në përputhje të plotë me kuadrin ligjor në fuqi, me urdhrin nr. 3817, datë08.06.2017, Ministri i Drejtësisë ka urdhëruar pezullimin nga detyra të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë. Ky urdhër është në fuqi dhe çdo palë e ineteresuar mund ta ankimojë në rrugë gjyqësore.

Ministria e Drejtësisë rikonfirmon që Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë sëDrejtësisë vijon të jetë ligjërisht i pezulluar nga detyra dhe nuk është kthyerdhe nuk mund të kthehet në detyrë, derisa të ketë rënë shkaku ligjor ipezullimit.

Gjithashtu, bëjmë me dije se për shkak të shkeljeve flagrante të ligjit, Ministri i Drejtësisë ka nisur procedurat e lirimit nga detyra të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë, si dhe po përgatit kallzim penal ndaj Drejtoreshës së Departamentit të Administratës Publike dhe znj.Juliana Hoxha".


DOKUMENTI/Juliana Hoxhaj kërkoi të tërhiqej nga kandidimi, KQZ e refuzoi
Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxhaj, rezulton kandidate për deputete në listën e PS Tiranë. 

Ajo i është drejtuar përmes një kërkese KQZ-së ku kërkon tërheqjen nga kandidimi.

letra juliana hoxhaj
(Kërkesa e Hoxhës drejtuar KQZ-së)

Por në mbledhjen e djeshme KQZ nuk e ka aprovuar kërkesën e saj dhe kësisoj Hoxha mbetet kandidate për deputete në listën e PS. 

kqz letra
(Përgjigja e KQZ për kërkesën e Juliana Hoxhës)

Juliana Hoxhaj garon e 24-ta në listën shumëemërore të PS-së në Qarkun e Tiranës. 


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Reforma Zgjedhore, Alibeaj: Po i japin Ramës mandatin e katërt në tavolinë! Të tjerët duan të ruajnë ndonjë karrige

Reforma Zgjedhore, Alibeaj: Po i japin Ramës mandatin e katërt në tavolinë! Të tjerët duan të ruajnë ndonjë karrige