Dardhat janë përdorur prej shekujsh në mjekësinë popullore për shërim dhe qetësim duke u konsideruar si një nga frutat më 'kurues' të natyrës. Pse ky frut i thjeshtë, i ëmbël dhe i butë cilësohet si një aleat i fuqishëm për shëndetin, sidomos gjatë stinëve të ftohta? Cilat janë vlerat e saj të vërteta që e bëjnë kaq të veçantë?
"Dardha është shumë më tepër se një frut sezonal, ajo është e pasur me fibra të tretshme, antioksidantë të fortë, vitamina dhe minerale që ndihmojnë imunitetin, shëndetin e mushkërive, veshkave, zorrëve, stomakut, dhe madje edhe hidratimin e trupit", thekson nutricionisti Altin Joka, i ftuar në Rreze Dielli në Report TV, i cili na zbulon pse dardha konsiderohet një frut 'kurues', cilat janë përfitimet e saj më të rëndësishme dhe si mund ta përfshijmë në dietë kombinuar dhe me elementë të tjerë ushimor për të marrë maksimumin e vlerave ushqyese.
Sipas Jokës njerëzit nuk e vlerësojnë shumë dardhën, kjo ka dalë edhe në shumë studime. Por dardha është kuruese, ajo pastron mukusin e mushkërisë, duke qenë se përmban pektinë dhe sorbitol, zbut rrugët e frymëmarrjes, hidraton sistemin respirator, sidomos lëngu dardhës i gërshetuar me një algë deti dhe me një frut pylli, është një kurë natyrore për problemet respiratiore. Dardha kuron madje edhe asmën, ndihmon veshkat, është një detoksifikues natyral i veshkave, tona kështu e ka cilësuar dhe Hipokrati.
“Personat që kanë tension të lartë, inflamacion të traktit urinar, duhet ta konsumojnë dardhën me lëkurë dhe fara. Ajo është efektive për ushqimin e zorrës, qetëson stomakun, një dardhë e pjekur ose e zjerë është më efektive për këtë problem se një ilaç në farmaci”, thekson Joka.
Pektina që ka dardha ushqen nivelin e baktereve të mira, ul rrezikun e problemeve me hemorroidet, heq kapsllëkun, mbron mëlçinë dhe e detoksifikon atë. Dardha ka nivel të lartë të ujit të strukturuar dhe ka sorbitol që shërben si për mushkëritë ashtu dhe për veshkat. Pektina riformon xhelin e zorrës, krijohet një dektoksifikim në zorrë dhe ulet edhe kolesteroli si dhe stabilizohet sheqeri në gjak. Gjithashtu dardha ka efekt kundër alergjisë, sidomos për fëmijët mbi 6 muaj, rrit nivelin e prodhimit të urinës, këshillohen 3-5 dardhë në ditë.
“Dardha ka sorbitol që ngadalëson absorvimin e sheqerit. Ngadalëson plakjen, ka vitaminë C, kuercetinë dhe flavanoide, të cilat bëjnë që qelizat inflamatore të ulen dhe të bëhet rigjenerim qelizor si dhe pastrimi nga qelizat e vdekura”.
Disa receta me dardhë, kombinime fantastike
Lëng dardhe me lëng karrote dhe çaj rozmarine pastron mëlçinë, ul nivelin e stresit në mëlci, balancon nivelin e yndyrnave në gjak, ul temperaturën e trupit tek fëmijët sidomos. Kjo përzjerie është e mirë edhe për njerëzit që kanë diabet. Dardha rekomandohet edhe për problemet me mbipeshën. Një tjetër recetë është dardhë e zjerë me kanellë, karafil, lëkurë portokalli dhe xhinxher - është shumë e mirë për problemet me stomakun dhe mëlçinë. Dardha përdoret edhe në gatime e kombinuar me shafran është një kuruese për sistemin inflamator të mushkërive. Ndërsa super receta për në darkë është hurmë arabe e ngrohur pak me dardhë, arra dhe kivi. Ky kombinim është ilaç për sistemin nervor, për problemet me gjumin dhe me tëmthin.
Komente












