Darka në Bruksel, Hashim Thaçi dhe
Nikolic ballë për ballë pas tensioneve

Darka në Bruksel, Hashim Thaçi dhe<br />Nikolic ballë për ballë pas tensioneve
BRUKSEL- Shefja e Politikës së Jashtme në BE, Mogerini ka mbledhur në një tryezë të përbashkët presidentët dhe kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë pas tensioneve të fundit në rajon.
 
Mogherini në takimet e ndara mes palëve kërkoi që të reagojnë qetësisht dhe të diskutojnë për çështjet që duhen zgjidhur në këtë situatë të nxehtë pas tensioneve për trenin dhe arrestimin e Ramush Haradinajt.
 
Më herët, Presidenti i Serbisë Nikolic ka deklaruar se ai dhe kryeministri Vucic e ndalën trenin në Rashkë, që po drejtohej drejt Kosovës.
 
Unë dhe Vucic ndalëm trenin në Rashkë, ata pas tri orësh i shfaqën Njësitet Speciale të cilat e dinin se treni nuk do të vinte, sepse Vucic foli me ambasadorët e huaj në Beograd” tha ai pas takimit me Mogerinin.
 
Presidenti Nikoliç pranoi se Europa po i kërkon Serbisë që të përmbushë kushtet, që lidhen me njohjen e pavarësisë së Kosovës, por një gjë e tillë sipas tij nuk do të pranohet.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)