ANGLI- Mediat britanike aludojnë se Mourinho ka darkuar me shefin e klubit të Arsenalit, Raul Sanllehi. Menjëherë janë hedhur dyshimet se ''The Spacial On''e do të rikthehet në Londër, kësaj radhe te topçinjtë që për shumë vite i ka konsideruar si 'armiq' për shkak dhe të marrëdhenieve të ftohta me ish- trajnerin Arsene Wenger.
Pasuesi i Wenger, Unai Emery ndodhet në një pozitë të vështirë në krye të stolit të Arsenal pasi nuk mundi ta kualifikojë skuadrën në Champions League si dhe po merr rezultate zhgënjyese në kampionat. Arsenal po mendon prej kohësh për të gjetur zëvendësuesin e francezit Emery, por duket se në krye të listës është ai që për shumë kohë ka qenë makthi dhe më i urryeri për tifozët e topçinjve, Jose Mourinho.
Më herët emrin e Morunhos u lidh me Borussia Dortmund por duket se gjermanët nuk kanë rënë në ujdi me portugezin. Por nuk përjashtohet edhe mundësia që Mourinho të zëvendësojë edhe Pochettinon në krye të stolit të Totenham Hotspurs.