Dasara Karaiskaj bëhet për herë të
​ parë nënë, sjell në jetë Clarissën

Dasara Karaiskaj bëhet për herë të<br />​ parë nënë, sjell në jetë Clarissën
Është e pamundur të mos keni qeshur me batutat e saj thumbuese, me intervistat e saj unike dhe komentet me “spec” për shumë prej VIP-ave shqiptarë.
 
Por kësaj here, është Dasara Karaiskaj, prezantuesja dhe ideatorja e emisioni “da’Sara” që është vënë në qendër të vëmendjes.

Gazetarja simpatike që shihni çdo të martë dhe të enjte pasdite në ekranin e A1 Report, është bërë nënë e një vogulesheje të cilën e ka quajtur Klarisa. Vetë Dasara ka njoftuar publikun nëpërmjet faqes së saj në Facebook për lindjen e fëmijës së saj të parë duke përcjellë edhe emocionet e jashtëzakonshme që mbart me vete dhe ardhja në jetë e një fëmije.
 
Prezantuesja dhe bashkëshorti i saj italian kanë vendosur ta quajnë vajzën e tyre Clarissa dhe madje kanë postuar edhe fotografinë e saj të parë të mbështjellë me një kuvertë të qëndisur bukur me emrin e vogëlushes së sapo ardhur në jetë.

“Është emocion i papërshkrueshëm me fjalë...ma kishin thënë por nuk e kuptoja. Unë dhe Damiano sollëm sot në jetë Klarisën.” –shkruan Dasara në faqen e saj në FB, duke dhënë kështu lajmin e ardhjes në jetë të vogëlushes. Një lumë urimesh kanë vërshuar në rrjetin social pas bërjes publike të lajmit.

Edhe redaksia e A1 Report bashkë me Shqiptarja.com i urojmë Klarisës “Jetë të gjatë e të lumtur, me dashurinë dhe përkujdesjen e mami Dasarës dhe babai Damianos”.

Redaksia Online
(e.r/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!