DASH: Shqipëria probleme me korrupsionin dhe pavarësinë e gjyqësorit e medias! Në 2022-shin progres me punën e SPAK dhe shërbimet dixhitale, por duhet më shumë

Shqipëria në vazhdimësi ka ndërmarrë hapa të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ka bërë progres por vijueshmëria duhet të jetë më e qëndrueshme. Ka qenë një raport i publikuar së fundmi nga Departamenti Amerikan i Shtetit që çështje të ndjeshme si gjyqësori, liria e fjalës, situata e medias apo edhe trajtimi i të burgosurve, që thekson nevojën se Shqipëria duhet të bëjë më shumë në luftën kundër korrupsionit, lirisë së medias apo edhe pavarësisë së gjyqësorit.

“Organi i Specializuar Kundër Korrupsionit dhe sistemi i drejtësisë vazhduan të bëjnë progres të rëndësishëm gjatë vitit duke hetuar, duke ndjekur penalisht dhe dënuar zyrtarët e lartë dhe krimin  e organizuar që u përfshinë në korrupsion. Qeveria zbatoi masat e shërbimeve elektronike për të përmirësuar transparencën dhe për të reduktuar mundësitë për korrupsion dhe prokurorët bënë përparim në përballjen me kulturën e gjatë të mosndëshkimit të vendit”, thuhet në përmbledhjen e raportit.

Në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut thuhet se korrupsioni që ka qenë i pranishëm në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes, përfshirë  edhe prokurimin publik dhe partneritetet publiko-private pengon vendit drejt progresit.  

Një nga problemet kryesore të përmendura në raport është gjendja e medias dhe trysnia ndaj saj. Sipas raportit, vëzhguesit pohojnë se “qeveria, partitë politike, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin në media në mënyra të papërshtatshme dhe jotransparente”. Ka media të lira dhe një përhapje të madhe të organeve të medias, veçanërisht në internet, që përfaqësojnë një spektër të gjerë pikëpamjesh pa përgjegjësi, shpesh pa e atribuar informacionin.

“Megjithatë, janë të pakta mediat e pavarura, pasi shumica e mediave janë në pronësi të biznesmenëve me peshë që kanë interesa të mëdha, të cilët përdorin mediat e tyre për të avancuar interesat e tyre, përfshirë përfitimin dhe nxitjen e interesave që kanë me partitë politike”, thuhet në raport.

Departamentit i Shtetit thotë gjithashtu se ka pasur raporte të besueshme sipas së cilave, përfaqësuesit e lartë të mediave përdornin organet e tyre për të ushtruar shantazh ndaj bizneseve, duke i kërcënuar ato me pasqyrim negativ.

“Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve kufizuan median e pavarur të shkruar dhe gazetarët thuhet se kanë praktikuar autocensurë”, thuhet në raport.

Raporti përmend gjithashtu përfitimin që shumica siguroi nga mbulimi pozitiv i institucioneve shtetërore në media, si edhe pretendimet e besueshme për blerje të përhapura të votave nga partitë politike dhe nxjerrjen dhe përdorimin e paligjshëm të të dhënave të ndjeshme personale. Në raport thuhet se disa pronarë biznesesh, aktivistë të shoqërisë civile dhe politikanë akuzuan qeverinë për zbatim selektiv të ligjit për sekuestrimin e pronave për qëllime politike.

Duke folur për të drejtat e grave, raporti vë në dukje se qeveria nuk e zbatoi ligjin në mënyrë efektive kur bëhet fjalë për përdhunimet. Po ashtu raporti thekson se autoritetet nuk kanë publikuar të dhëna për ndjekjet penale për rastet e përdhunimit bashkëshortor. Koncepti i përdhunimit nga bashkëshorti nuk është kuptuar mirë dhe autoritetet shpesh nuk e konsiderojnë atë si krim, thuhet në raport. Megjithëse ligji e ndalon ngacmimin seksual, zyrtarët rrallë e zbatuan detyrimiun që rrjedh nga ky ligj, sipas raportit.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore