Dash Shehi në ’45 minuta’: S'e përjashtoj kandidimin për Bashkinë e Tiranës, do t’i bëja punët më mirë se Veliaj

Deputeti demokrat, njëherazi kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin “45 minuta” me gazetarin Denis Minga, nuk e përjashton mundësinë e kandidimit përballë kryebashkiakut Veliaj për Bashkinë e Tiranës. Shehi ka thënë se nëse Basha do t'ia propozonte, mund ta pranonte kandidimin pasi sipas tij, ky post është politik.

Do ta gjykojmë kur ti vijë koha. Do e flasim. Jo unë nuk e përjashtoj. Unë gjykoj se bashkia e Tiranës ka funksion politik, për hir të eksperiencës do t’i bëja më mirë punët. A do e shtyjmë Ramën tutje? Po, për këtë arsye do e pranoja. Halim Kosova ishte burrë i mirë, kandidatura duhet të jetë politike. PD ka vënë personazhe të pavlera ndaj ka humbur. Janë zgjedhje politike. Kaq. Personazhi më i rëndësishëm politik duhet të ishte sot. Vumë një burrë të mirë, por na duhet një politikan. Nëse Basha do të bëjë politikë duhet të merret me personazhe politikë. Megjithatë kjo është premature, s’ka rëndësi fare. Do jepja këshillë që Basha, falë zotit, edhe falë mediave. S’ka nevojë ta zgjedhin seksionet kryetarin, mjaftojnë disa sondazhe. Basha bazohet tek sondazhet, që prej 10 vitesh. Nuk përjashtoj asnjë mundësi që i jep shans këtij vendi të shtyjë jashtë regjimin e Edi Ramës. Pse është më i fortë Veliaj? Unë them se ky është personazh negativ, më negativi. Sa ka ai jetë, unë i kam punë. Ai është nxënës, s’ka çfarë më mëson.

Dashamir Shehi, kryetar i LZHK, deputet i PD

Shehi ka komentuar edhe çështjen e protestës tek Unaza e Re. Ai ka thënë se rruga duhet të ndërtohet, por njëherazi duhet të gjendet një zgjidhje për të kompensuar banorët.

Unë mendoj se unaza duhet të bëhet, por këto njerëz duhet të kompesohen si të tjerët. Të trajtohen në mënyrë njerëzore. Ky ekzagjerim tregon se shteti dhe qeveria s’kanë ndjeshmëri. Ligji që ka bërë Rama iu jep pronarëve një shifër qesharake. Unë propozoj, që në këtë që keni 4 kate më tepër, këtë që përfitohet nga ndërtuesi. Se këtë thotë ndërtuesi, jap më shumë, jepja dhe t’a ndajnë këto. Nëse ka patur hajdut më të madh në Shqipëri është Rama, ka patur edhe të tjerë më para. Pronarët mund të ndihen të ofenduar, por iu them se tokën si kjo Rama na e bëri tokë bujqësore. Unë po e zë, nga 1 mln euro që do të merrej, marr 70 mln lekë të vjetra.

Dashamir Shehi, kryetar i LZHK, deputet i PD

Shehi ka komentuar edhe çështjen e djegieve të mandateve të opozitës. Ai ka thënë se PD duhet të shkojë në zgjedhje, por e ka pranuar një opsion të mundshëm të djegies së mandateve.

A ja vlen të digjet mandati për më shumë presion ndaj ndërkombëtarëve se situata këtu është tragjike? Unë se quaj tragjedi, le të digjet mandati, por jo zgjedhjet. S’kemi marrë asnjë qëndrim deri më sot. Njëherë e një kohë s’kishte ndonjë debat të tillë, sot ka. Kjo është forca e opozitës së re. debati është i rëndësishëm. Nëse i shërben opozitës, le të digjet edhe mandati.Ai që s’ka bërë kurrë politikë le të vazhdojë.  Rama e mbushi mentalitetin se ai që ka para mund të bëjë edhe politikë. Nuk them se PD nuk ka kandidatë, them 5-6 vetë që janë tek PD, të më dëgjojnë se nuk janë ndonjë shkëlqim i madh. Pushteti ka letra më shumë.

Dashamir Shehi, kryetar i LZHK, deputet i PD

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 23/11/2018 17:04

    Haha Dashi

    Përgjigju
  • Emigrani: 23/11/2018 10:38

    O Dash Rakija!Me Erjon Veliajn eshte veshtire te gjendet njeri sot per sot ne shqiperi te krahasohet per nga energjia e vitaliteti i tij.Dhe eshte nje nga kuadrot e reja te ketij vendi qe nuk mund ti thuash gje te keqe.Sa per tyja,nuk dua te te ofendoj,por je i afte vetem te zesh karrigen e parlamentit e te shtosh emrin ne listen e Lul-Berishovicit,sepse gje tjeter keto 30 vjet s'te kemi pare te besh e te jesh i afte,lere me te te vendosi njeri ne krye te bashkise se tirones.Eshte jashte llogjikes dhe cmenduri ta mendosh.Cudija eshte qe te shkon ty vete ne mendje nje gje e tille.Kaq shume e vlereson veten?!Dhe lul tavarishit po t'ja thuash kete do qeshi me te madhe,pavaresisht se te ka "aleat" pas liste.

    Përgjigju
  • Paçe me Zorrë Miu: 23/11/2018 09:10

    O Pijanec , shko futi ndonjë Qofte , dy Hurdhra të Njoma, Një Lugë Gjize të Prishur dhe Një Dopio Raki KUMBLLE të Thartuar ! Shqiptarët NUK janë Budallenjë ti Besojnë një Pijaneci Bashkinë e KryeQytetit , që i madhi Erjon Veliaj e ka kthyer në Kantier Ndërtimi dhe po e kryen detyrën më mirë se kushdo tjetër. Provoje dhe Kandido dhe do ta shikojmë Rezultatin . . . . . . ERJON VELIAJ do fitoj mbi 80% të VOTAVE , sepse ERJONI është Djalë me Vizion dhe Punëtor

    Përgjigju
  • xreport: 23/11/2018 04:52

    me fitu ti?! qe as ne filma nuk fito.... nuk keni plonc edhe raki me te mbajt 4 vjet

    Përgjigju
  • Beni: 22/11/2018 22:59

    Ty tze gjumi ne b..the

    Përgjigju
  • Rruqja: 22/11/2018 19:47

    O DASH VIDHI ME E NDERSHME PER TY QE DHE TI MUND TE SHKELQEJSH DHE TE BESH KARJERE ASHT QE TI BASH NJE KERKESE AGRON LLAKAJT TE PRANOJ NE SPKEKTALIN AL. PAZAR .ATY TI JE NJESH SAPER POLITIK TI TE FALA PLONCIT DHE FAQORES ME RAKI MAREJE .

    Përgjigju
  • Cim tironci: 22/11/2018 19:09

    Ja jap voten ne vend eshte tironc I ndershem nuk eshte Sinai I fiqeve qe po Ben terror RRACIZMI ne tirone

    Përgjigju
  • Kola: 22/11/2018 19:05

    Dasho ! Ke nje jete ne politik po ske lene nje gjurme. Ke perfituar nga kjo politike sa i ke luajtur fene..prandaj rri shtrember dhe fol drejt (nqs je esell) nuk ka kryetar qe ka punuar 360 dite ne vite sesa Erjoni. Nuk ka kryetar mos te kete pasur mercedesin ne te ndenjura ( kete Erjonin e shikojme ose me makine hibride toyota ose me biciklte) prandaj e ke hasem jepi hakun.

    Përgjigju
  • Alti: 22/11/2018 19:04

    Kur do i beje punet me mire kur ti kesh kthy dy dopje??debil i lindur kur do te vjedhesh dhe ti

    Përgjigju
  • henri: 22/11/2018 19:00

    o dashi shko dhe ha ndonji pace dhe pi ndonji raki tu befsha , ske me lidhje ti me muhabete te mdha ... shko mba ndonje tavolin me mhb

    Përgjigju
  • veterani: 22/11/2018 18:53

    O Dash ty te duket vetja i mencur por i tille je vetem pasi te kesh rrekellyer ndonje dopje dhe e di cfare ti lezetin e ke vetem pasi pi se kur je normal as degjohesh e as shifesh me sy

    Përgjigju
  • altin tani: 22/11/2018 18:50

    Pse thote ky pijaneci qe pd nuk Ka zgjedhur njerez te mir politikane per kryebashkiak: nuk ta mbush syrin olldashi??? Apo rakija ben te harrosh hallet po' dhe qe ke pjerdh??? O Dash qoftja

    Përgjigju
  • Phyy teee: 22/11/2018 18:49

    Po na premtove qe do lesh menjan goten e rakis do te votojm, ok?

    Përgjigju
  • Alban: 22/11/2018 18:48

    po te pi nja dy gota dhe une ja marr veliajt, por po piva me shume raki ja merr dhe ti qe sje tuj pi. hahahahahahihihi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka