TIRANE- Shqipëria është ngjitur në renditjen e ‘Grupit 2’ përsa i përket “Listës së Vëzhgimit të Grupit” të trafikut të qenieve njerëzore. Duke vlerësuar këtë rezultat pozitiv ambasadori Aleksandër Arvizu tha se: “Tani është thelbësore edhe që qeveria dhe institucionet të ruajnë ritmin pozitiv dhe të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të luftuar problemet serioze të trafikimit të njeriut që vazhdojnë të këmbëngulin në vend”.
Vlerësimi
Raporti vlerëson hapat dhe përpjekjet për luftën ndaj trafiqeve të qenieve njerëzore. Edhe pse ende nuk përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, të parashtruara në ligjet e SHBA dhe ato ndërkombëtare. “Pikërisht në këtë çast, miliona njerëz anembanë botës, si dhe qindra, në mos më shumë, pikërisht këtu në Shqipëri, trajtohen si skllevër të kohës moderne. Nga një e re e detyruar të prostituojë pas një martese me ujdi, tek një fëmijë rom shfrytëzuar nga një i rritur që të lypë në rrugë, këto viktima janë njerëz të vërtetë, jo thjesht shifra në një raport”, nënvizoi Arvizu.
Në lidhje me angazhimin e Qeverisë, SHBA ka dhënë vlerësim maksimal në emërimin e një koordinatoreje të re dhe shumë të efektshme kombëtare për anti-trafikimin; rigjenerimin e mekanizmit kombëtar të referimit për raportim; përmirësimin dhe bashkëpunimin me shoqërinë civile dyfishimin e numrit të oficerëve të policisë gjyqësore dhe prokurorëve të posaçëm caktuar për trafikimin; si dhe përmirësimin e legjislacionit të brendshëm kundër trafikimit. “SHBA kanë mbështetur Shqipërinë në këto përpjekje, duke ofruar afro 2 milionë dollarë në tre vitet e fundit për trajnimin anti-trafikim të policisë, prokurorëve, e gjykatësve, si dhe për të mbështetur organizata joqeveritare”, u shpreh ambasadori Arvizu. Ndërsa USAID mbështeti zhvillimin e një aplikacioni të telefonisë së lëvizshme, “Raporto! Shpëto!,”
Problemi
SHBA thekson se tre janë pikat ku duhet të përqendrohet qeveria e re.
“Së pari, të ndjekin energjikisht penalisht dhe dënojnë autorët e trafikimit. Gjykatat shqiptare dënuan vetëm dy kundravajtës të tillë gjatë vitit 2013. Ky numër duhet të rritet në mënyrë domethënëse”, tha Arvizu. Ndërsa duhet që viktimat të kenë akses në ndihmë, përfshi shërbime riintegrimi si trajnim profesional dhe kujdes shëndetësor.
Dhe së treti, “të rrisin numrin e viktimave të identifikuara dhe të ndihmuara”. Ambasadori ka shtuar se në vitin 2013, në Shqipëri u identifikuan 95 viktima të trafikimit. Por se numri i vërtetë i viktimave në vend është pa dyshim shumë më i lartë. “Trafikimi është një problem kompleks që kërkon një përgjigje të qëndrueshme dhe shumëplanëshe. Tani është koha që Shqipëria të ndërtojë mbi sukseset e saj të kohëve të fundit dhe të bëjë përparim të mëtejshëm gjatë vitit të ardhshëm kundër një prej shkeljeve më të rënda të të drejtave të njeriut në kohën tonë – trafikimit njerëzor”, tha ambasadori.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com