DASH: Shqipëria ende probleme
me trafikimin e qenieve njerëzore

Edhe pse janë vënë re përpjekje, qeveria shqiptare nuk  përmbush plotësisht standartetet minimale për eliminimin e fenomentit të trafikimit të qenieve njerëzore si rrjedhojë, Shqipëria vendoset në Listën e Vëzhgimit ‘Grupi 2 'thuhet në një raport të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Megjithatë qeveria shqiptare ka shënuar përparim krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. 

Qeveria shqiptare  ka treguar  se janë bërë hapa përpara duke  dënuar  gjithnjë e më shumë trafikantë. Ndër të tjera për herë të parë janë përdorë fondet speciale  për mbrojtjen e viktimave nga trafikantët.

Qeveria ka shtuar fondet për Zyrën e Kordinimit kombëtar Anti-Trafik si dhe ka mbledhur rregullisht  palet e interesit  si dhe komitetin kombëtar  të anti trafikimit.

Në raport nënvizohet se policia  gjatë vitit 2016 ka investiguar 69 raste të trafikimit  krahasuar me 80-90 raste të vitit 2015

Sa i përket mbrojtjes së viktimave qeveria dhe OJF  gjatë 2016 kanë identifikuar 95 viktima, ndërsa në 2015 identifikuan 109 të tillë.

Gjykatat kanë dënuar 24 trafikantë, krahasuar me vetëm 11 në vitin 2015.
 
Por pavarsisht progresit të shënuar qeveria nuk  ka arritur minimumin e standardeve në disa  fusha të rëndësishme.

Policia vijoi të tregonte  se kishte një kuptim të kufizuar për trafikimin e qenive njerëzore  si dhe në disa raste dështoi të identifikonte viktimat e trafikimit përfshirë fushën e prostitucionit  dhe dhunën e ushtruar në familje.

Rekomandime për Shqipërinë
Në raportin e DASH  jepen edhe disa rekomandime për Shqipërinë.

Së pari duhet implementimi i ligjit  i cili  përjashton viktimat nga penalitetet , pasi ata  kanë qënë subjekt  i trafikimit  sidomos viktimat  e shfrytëzuara për prostitucion. Ndër të tjera sipas rekomandimeve  duhen patur parasysh  trajnimi i punonjësve të policisë, puna e hetuesve,puna e zyrtarëve  në identifikimin e viktimave.

Ndër te tjera duhet të  vijojnë me vendosmëri hetimet,mdjekjet penale  dhe dënimet e trafikantëve sipas artikulli 110 a dhe 128 b. Sipas rekomandimeve kërkohet që të krijohen mekanizma  të qëndrueshëm  për të identifikuar viktimat , ku kërkohet bashkëpunim mes grupeve të zbatimit të ligjit dhe shoqërisë civile.

Qeveria shqiptare  duhet të  bëjë më shumë përpjekje për të  rritur mbrojtjen  e viktimave nga kërcënimet  edhe gjatë proceseve gjyqësore.   

Më tej duhet lehtësuar pjesëmarrja në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve dhe zgjerimin e trajnimit për prokurorët që merren me  dëshmitarë të cilët janë viktima të trafikimit. Po ashtu  duhet të shtohen fondet për OJF të cilat strehojnë viktimat e trafikut  dhe të krijohen fonde me baza të qëndrueshme.

Dhe së fundmi  të shtohen përpjekjet  e policisë kufitare për të parandaluar emigrimin e paligjshëm i cili është një nga shenjat kryesorë të trafikimit si dhe të shtohen përpjekjet  për të shpëtuar fëmijët e rrugës nga trafikimi.
 
Sic dhe është raportuar 5 vite më parë Shqipëria mbetet  vend i origjinës, transtit dhe destinacion për gra fëmijë të cilët janë objekte te trafikimit dhe punës së detyruar. 

Trafikantët thuhet në raport  përdorin premtime false si martesa apo punësimi duke i detyruar viktimat ti nënshtrohen trafikimit  në vendet e tjera  në Evropë.

Ndër të tjera  emigrantët nga Lindja e Mesme, Azia Qendrore dhe Afrika  kalojnë transit në Shqipëri për të kaluar drejt Evropës Prendimore dhe janë persona vulnerabël ndaj trafikimit.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VKM/ Krijohen dy programe të reja për mbështetjen e të rinjve! Muzhaqi: Do bashkëdrejtojnë me kryetarët e bashkive

VKM/ Krijohen dy programe të reja për mbështetjen e të rinjve! Muzhaqi: Do bashkëdrejtojnë me kryetarët e bashkive