Dashamir Shehi prezanton platformën politike 'PO për Shqipërinë': I japim mundësi qytetarëve të diskutojnë me njëri-tjetrin e të votojnë! Fillon më 10 janar me ligjin për referendumin

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka prezantuar sot platformën politike 'Po për Shqipërinë', një platformë që sipas atij do t'i mundësojë qytetarëve të diskutojnë, jo vetëm për politikë por edhe tema të tjera si ekonomia apo kultura, e po ashtu edhe të votojnë.

Sipas Shehit kjo është një platformë që përdoret edhe në vende të tjera europiane, ndërsa shtoi se do të fillojë të funksionojë nga 10 janari ku do të votohet për ligjin për referendumin.

"Është një platformë politike, opozitare që sjellë disa elementë të ri në politikën shqiptare. Është eksperiencë e re për Shqipërinë, por përdoret në Europë. Ka ardhur dita të reflektojmë për mundësi të reja, një raport të ri me qytetarët. Ne kemi nevojë të vazhdueshme për mjete demokratike. Sot askush nuk ka mundësi të komunikojë direkt me institucionet, ta kontrollojë votën e vet, a po jetë rezultat votimi që ka bërë. Ne do i japim mundësi të diskutojnë me njëri-tjetrin dhe të kenë mundësi të bëjnë edhe votime në platformë. Do fillojë m 10 janar me ligjin për referendumet, si ligji që atakon më shumë politikën shqiptare", tha Shehi.  

Ai shtoi se kjo platformë do të regjistrohet edhe në vende të tjera, duke përmendur Gjermaninë dhe se do t'i nënshtrohet ligjeve europiane.

"Ata që e kanë zhvilluar këtë ide, janë njerëz që kanë punuar në emigracion dhe do e regjistrojmë edhe në vende të tjera, si në Gjermani. Do i nënshtrohemi disa ligjeve europiane. Javë për javë do kemi komunikime online për t'i sqaruar të gjitha. Është një platformë pune, askush nuk mund të mendojë që me një faqe interneti përmbysen situata në Shqipëri. Regjistrimet legale mbarojnë në datën 10 janar", shtoi Shehi.

 

Videoeja e plotë e Dashamir Shehit

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!