Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula nëpërmjet një postimi në Facebook thotë se moslikujdimi i faturave të energjisë nga ana e shtetit nënkupton dhe kosto shtesë për buxhetin e shtetit, që ka rritur subvencionet në këtë drejtim.
Sula në postimin e tij akuzon Kryeministrin Edi Rama se nuk mund të prek ujësjellsat, por ka vendosur rritjen e çmimit të enerigjisë duke rikthyer fashat për të kompensuar dështimin e ujësjellësave dhe institucioneve të tjera shtetërore.
"M’ka çuar nona me la gojën”
Shprehja “M’ka çuar nona me la gojën”, i përshtatet fiks mbledhjeve propagandistike të kryeministrit. Ju kujtohet pak muaj më parë një mbledhje e kryetarit të qeverisë qëndrore me kryetarët e bashkive? Po lajmet bombastike: Rama i bën dush të ftohtë kryebashkiakëve? Në mbledhjen me kamera kryeministri i kërkonte në mënyrë urdhërore të zgjedhurve lokal që të shlyenin borxhet e krijuara nga mospagimi i energjisë elektrike.
Por duket se presioni i kryeministrit ka qenë vetëm për efekt propagandistik dhe pas mbledhjes u ka rrahur shpatullat dhe u ka thënë që të vazhdojnë kështu. Le të mos paguajnë faturat mjafton të mbajnë militant në punë. Ky konkluzion del duke parë rezultatet.
Borxhet e ujësjellësve ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për fatura të papaguara u rritën sërisht gjatë 6 muajve të parë të këtij viti. Sipas informacioneve zyrtare në fund të muajit Qershor vlera e faturave të palikujduara arriti në rreth 18.1 mld lekë. Kjo është shifra më e lartë e akumuluar ndonjëherë nga institucionet jobuxhetore, të paktën që nga vitin 2010, kur gjithsesi borxhi ishte ndjeshëm më i ulët se vlerat e sotme me rreth 2.7 mld lekë të papaguara.
Periudha, kur borxhet e ujësjellësve ishin në nivele më të ulta është Maj – Korrik 2015, me 1.5 – 1.9 mld lekë, e ndikuar nga fshirja e detyrimeve të prapambetuara që u ndërmor në vitin 2014. Ndërkohë që, pas Korrikut 2015 tendenca për të mos paguar energjinë e konsumuar ka qenë vetëm në rritje, për të arritur në rekodin e muajit qershor 2022.
Moslikujdimi i faturave të energjisë nënkupton dhe kosto shtesë për buxhetin e shtetit, që ka rritur subvencionet në këtë drejtim. Vetëm gjatë vitit 2021, buxheti i shtetit transferoi pranë shoqërive të ujësjellësve 380 mln lekë, ndërkohë që për vitin 2020 këto subvencione ishin 230 mln lekë apo 150 mln lekë më pak. Kaq i madh është korrupsioni në këto institucione që punësojnë patronazhistë saqë megjithë paratë që i jep qeveria qëndrore, sërish krijojnë borxhe të mëdha.
Sigurisht, kryeministri nuk mund të prek ujësjellsat, por ka vendosur që sërish të rjep qytetarët duke rritur çmimin e energjisë duke rikthyer fashat për të kompensuar dështimin e ujësjellësave dhe institucioneve të tjera shtetërore!", shkruan Sula në Facebook.
-
po me e ka bo kastile rama e ka rrit vetem per me pagujt ne me shume
Përgjigju -
pupup vetem budalliqe
Përgjigju -
AMAN SI STHATE 1 LLAF TE SAKTE
Përgjigju -
Vetem budalliqe flisni ju zot I madh
Përgjigju -
Kete Pune keni ju vetem me akuzu kot
Përgjigju -
Po ik o njeri shif punet e tua se le na
Përgjigju -
po lat nam mor burr vec balt ngelet duke hedh mbi qeverin se lat kokrren e namit
Përgjigju -
O dashnor shif meru me naj pun tenden se rama e di vet ca ben
Përgjigju -
Po mo dashnor e ti ngele per te folur budalliqe
Përgjigju -
I erdhi goja dhe dashnorit te shkret qe deri dje nuk nxirte nje fjal nga goja
Përgjigju -
Ti je tu fol kot e ke mendjen vec me akuzu
Përgjigju -
Cmimi energjise eshte ngritur ne gjithe boten vetem ne vendin tone jo dhe fale zotit Rama
Përgjigju -
Skeni ber gje asnjeher per vete dhe tani na flisni
Përgjigju -
O dashnor qe kur te ka ardhur goja me fol keshtu palidhje
Përgjigju -
Ju te pd skeni gje ne terezi vet dhe i nxirrni vrerin rames
Përgjigju -
tani se kuptoj ky eshte deputet dhe nuk di rolin e nje kryeministri te nje vendi cmimin e energjis dhe valuten e saj nuk e vendos vetem nje person
Përgjigju -
Paske goj me fol ti more aman mashtrues per vete na jep mend
Përgjigju -
hahaha po me vlla se rama eshte zoti dhe komandon gjithe boten
Përgjigju








Komente
Komento