Tiranë, 2 dhjetor / ATSH - / "Dashnori i nënës time" eshte pjesa qe do të ngjitet ditën e nesërme në sknën e TKK-së si një shfaqe premierë.
E shkruajtur nga Adem Mikullovic, në regjinë e Ilirjana Arifit, aktorët si Adem Mikullovc, Leze Qena, Sheqerije Buqaj, Shpetim Kastrati, Ylber Bardhi, Makfire Miftari, Florentina Ademi dhe Basri Shala, do të intepretojnë nesër në mbrëmje komedinë, e cila flet për një familje qe ka probleme financiare dhe borxhe të mëdha për shkak të falimentimit dhe mbylljes së dyqanit.
Iliri dhe Teuta ballafaqohen me këto probleme, por edhe me problemin e nënës- vejushë, e cila ka kërkesa të mëdha dhe është zhurmagjike e tmerrshme.
Një mysafir i panjohur, Zymryti, kërkon nga Iliri që ta lejojë nënën e vet të martohet me të, ndërsa Iliri tërë kohën mendon se është një vrasës që e kanë dërguar borxhlinjtë ta vrasin . I panjohur milioner refuzohet nga nëna e Ilirit, mirëpo Iliri me të shoqen lakmojnë në pasurinë e tij, prandaj dhe planifikojnë ta vrasin.
Nëna e Ilirit pendohet dhe kërkon të kthehet me Zymrytin, i cili i bën të ditur se nuk ka aspak pasuri. Ndërkohë, Zymryti lajmëron policinë për një plaçkitje që po bëhet në pronën e tij, ndërsa vetë nisë një jetë të re me të dashurën e tij të re.
/k.m//a.ke/









