Një histori dashurie e kthyer në tragjedi mund të konsiderohet ajo e Olsi Lelos 38-vjeç dhe 23-vjeçares në Tiranë. Gjatë një sherri në ambientet e një lokali te Unaza e Re, babai i vajzës e qëlloi me thikë të riun, ndërsa sot ai ndërroi jetë në Spitalin e Traumës.

Shqiptarja.com dhe Report TV mësojnë edhe arsyet pse babai i vajzës, Rezmi Çaushaj, 51-vjeç kundërshtonte lidhjen e tyre të dashurisë. Burimet policore thanë se i riu kish qenë i divorcuar dhe pikërisht ky fakt kundërshtohej me forcë nga babai i vajzës.

Me sa duket refuzimet e të atit kishin qenë të vazhdueshme pasi vajza kishte edhe një urdhër mbrojtje nga gjykata. 

Rezmi Çaushaj kërkonte me ngulm që i riu Olsi Lelo të linte të qetë vajzën e tij dhe prandaj e plagosi një ditë më parë në një nga lokalet në zonën e 'Astirit'. 38-vjeçari nuk mundi t'i bënte ballë plagëve të marra një ditë më parë duke ndërruar jetë mesditën e sotme.

Viktima Olsi Lelo

Njoftimi i policisë për ngjarjen
 
Tiranë

Informacion Paraprak

Plagos me mjet prerës 40 vjeçarin pas një konflikti për motive të dobëta.

Policia kap dhe shoqëron autorin.

Nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, u bë kapja dhe shoqërimi i shtetasit :- R. C.