“I përndjekuri i dashurisë” është një përmbledhje e poezive më të bukura të dashurisë, të shkruara nga poeti Dritëro Agolli. Libri u botua si një dhuratë e fëmijëve dhe bashkëshortes, me rastin e 82-vjetorit të lindjes së shkrimtarit dhe unë pata kënaqësinë ta merrja nga dora e vetë autorit këtë buqetë vargjesh. Nuk ishte aspak rastësi ky emocion. Gjithçka që mblodha në këto vargje ishte një sqimë përzgjedhëse me një hapërim 60-vjeçar, si dhe përshkrim i vëmendshëm i gjendjes emocionalo-shpitërore, ndjesisë, dashurisë, e, më së shumti, gjeta figurën më të përsosur të femrës si qenia më brishtë e më hyjnore mbi këtë dhé.