Dasma madhështore e motrës së
Hilton, 75 mijë $ fustani Valentino

Dasma madhështore e motrës së<br />Hilton, 75 mijë $ fustani Valentino
75 mijë dollarë mendohet të ketë kushtuar fustani i Nicky, motrës së Paris Hilton, e cila u martua dje me James Rothschild.

Fustani i bardhë mbretëror Valentino i Nicky e bënte atë të shkëlqente e të dukej mbretërore në dasmën e saj.  Në dasmën e saj me milionerin anglez kanë qenë të pranishëm edhe prindërit e Nicky dhe motra e saj Paris Hilton.

Dasma e milioneres me anglezin është zhvilluar në Pallatin Kensigton ku sigurisht arredimi dhe çdo gjë tjetër kanë qenë në perfeksion.

Ajo ka dalë nga hoteli duke u përcjellë nga babai Richard, ndërsa Paris është parë e veshur me një fustan ngjyrë blu. Dy bukuroshet bjonde janë parë të buzëqeshura pranë njëra tjetrës, ndërkohë që Paris Hilton ishte edhe shoqëruesja kryesore e nuses.





 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

30/6
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike