Rey Manaj ka rezultuar protagonist absolut i pikës së fituar në ndeshjen që Sivasspor barazoi 2-2 kundër Mardin në Ligën e Parë Turke. Teksa ndeshja ishte 0-2 për kundërshtarët Rey Manaj arriti të siguronte 1 pikë për skuadrën e tij duke realizuar ‘dopietë’. 29-vjeçari fillimisht shkurtoi shifrat duke realizuar nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa në minutën e 71 vulosi shifrat përundimtare të takimit.
‘Dopieta’ e ngjiti Manajn në kuotën e 5 golave pas 5 javëve të para kampionat, por Sivasspor-in duket se e pret një sezon i vështirë. Skuadra turke ka shumë gjasë të luftojë për mbijetesë këtë sezon, pasi ka ka siguruar vetëm 3 pikë në 5 ndeshjet e para.
Protagonist për ekipin e tij ishte edhe sulmuesi tjetër i kombëtares Taulant Seferi, i cili i siguroi 1 pikë Kayserispor po në Ligën e Parë turke. 29-vjeçari në duelin kundër karagumruk i dha epërsinë ekipit të tij duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 53. Megjithatë në vijim vendasit barazuan rezultatin dhe vulosën rezultatin 1-1 të këtij takimi. Pas 5 javësh kampionat ky ishte goli i 4-t për Taulant Seferin.
Gol realizoi edhe Jasir Asani në kampionatin Iranian. Sulmuesi kuqezi barazoi dhe njëkohësisht vulosi shifrat 1-1 në ndeshjen që ekipi i tij Esteghal luajti kundër Persepolis. 31-vjeçari shqiptar rrugën e rrjetës e gjeti në minutën e 60 të takimit, ndërsa ky ishte goli i dytë në 5 javë kampionat.
Në Championship-in anglez Armando Broja mori 13 minuta si zëvendësues në ndeshjen që Burnley barazoi 1-1 kundër Midlesbrough. Sulmuesi shqiptar dha sinjale pozitive, ndërsa pritet që në ndeshjet e ardhshme të marrë më shumë minuta.







Komente
Komento