Dasma mbretërore/Skandali i babait të Meghan Markle, shet foto tek paparacët për 150 mijë euro/VD

Dasma mbretërore/Skandali i babait të Meghan Markle, shet foto tek paparacët për 150 mijë euro/VD

Babai i Meghan, Thomas Markle

Pak ditë para dasmës së shumë pritur mes princit Harry dhe Meghan Markle, një lajm shkakton ‘siklet’ në Buckingham Palace.

Sipas Dailymail, babai i nuses së ardhshme, Thomas Markle, ka bashkëpunuar në fshehtësi me një paparac britanik për të realizuar disa shkrepje të përgatitjeve të dasmës së Meghan e më pas i ka shitur fotot për 150 mijë euro.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar babanë e Meghan ndërkohë që hyn në një kafene bashkë me fotografin Jeff Rayner. Pas disa minutash shihet paparaci duke fotografuar Markle të ulur para një kompjuteri dhe sheh një lajm për të bijën dhe princin Harry.

Por kjo nuk është gjithçka.

Babai i Meghan u fotografua edhe kur një rrobaqepës i merrte masat për një kostum që ai do të veshë në martesën e së bijës. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, por ja që “rrobaqepësi” është në realitet një shitës supermarketi, i paguar për të “luajtur rolin” e rrobaqepësit.

Më pas babai i Markle fotografohet “në fshehtësi” duke shfletuar një libër monumentesh britanike në brendësi të një kafeneje.

Në fund, “cikli i fotografive” të Thomas mbyllet me foto ku ai shfaqet duke bërë stërvitje me pesha, në përpjekje për të qenë sa më në formë për ditën e dasmës.

Gjithçka e programuar, por kishin harruar një detaj: zona në të cilën është bërë fotoja, është një vend ku shkarkohen mbeturinat, një vend absolutisht i pazakontë për të bërë sport.

Lajmi ka shkaktuar jo pak “siklet” në familjen mbretërore, sidomos në rastin e Harryt, pasi ky i fundit gjithnjë ka akuzuar paparacët për aksidentin e nënës së tij Lady Diana. Madje, kohët e fundit, princi kishte lëshuar edhe një apel, për respektim të privatësisë së Meghan dhe familjes së saj.

Gjithsesi, për momentin, nuk ka ende asnjë reagim nga nusja dhe dhëndri i ardhshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja