Këngëtari belg Paul Van Haver i njohur si Stromae ka kurorëzuar në martesë lidhjen e tij me stilisten Coralie Barbier. Mediat në Belgjikë kanë shkruar se dasma sekrete është zhvilluar të shtunën e kaluar në Malines.

Në këtë ceremoni e cila u zhvillua në hotelin me katër yje Martin’S Patershof këngëtari kishte ftuar 180 persona.

Dasma ka qenë një surprizë edhe për të ftuarit pasi Stomae nuk u kishte treguar se do të martohej.