'Dasma shkodrane', përmes 50 këngëve! Maestro Lorenc Radovani: Qëllimi, përcjellja e traditës te të rinjtë

SHKODËR- Shumë tradita të dasmës shqiptare kohët e fundit janë harruar. Por ashtu si dikur, kur dasma nuk i përkiste vetëm çiftit por të gjithë fshatit e qytetit, në Shkodër këto  tradita vijnë përmes aktivitetit dedikuar dasmës shkodrane.

Me qëllim ruajtjen e traditës dhe trashëgimin e saj tek brezat e rinj, për tre orë me radhë, pjesëmarrësit në aktivitet, shijuan një natë ndryshe, me një program të pasur me rreth 50 materiale te përzgjedhura nga maestro Lorenc Radovani.

“Nuk e kam parë ceremonialin e dasmës, si një aheng ose si një cikël i mbyllur, por e kam parë si një ngjarje kulturore ku gjithçka shpalosej aty. Mua më kujtohet voglia ime ku ne shkonim nëpër rrugica ku kishte dasma dhe rrinim me orë të tëra për të dëgjuar orkestrën. Për të marrë këtë informacion që ja dhuruam publikut sot. Edhe një i huaj që vjen në Shkodër sot nuk ka nevojë ti servirim një këngë amerikane apo franceze, por për të dëgjuar një këngë të vendit, një pije të vendit”, tha Lorenc Radovani.

Këngët e njohjes ose siç njihen shtregullat, këngët e fejesës, ato humoristike dhe këngët e dasmave, u interpretuan nga këngëtarë të rijnë dhe muzikantë të Orkestrës në një nga oborret e shtëpive të vjetra shkodrane.

“Çdo këngë e kënduar sot formon një kolonë. Për ne janë të gjitha të bukura. Nuk mund të zgjedh vetëm një”, tha një këngëtar.

“Nuk ishte qëllimi po dalim ne dhe po këndojmë, por qëllimi ishte që të realizonim tamam dasmë”, tha një tjetër. 

“Sivjet ka qenë një energji kaq pozitive dhe e gëzueshme. Më mirë se kaq nuk mund ta bënim”, u shpreh një tjetër.

Aktiviteti “Dasma Shkodrane” u organizua nga Qendra Rinore Arka nen drejtimin e Lorenc Radovanit dhe me mbështetje te Ministrisë se Kulturës.

B.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Të arrestuarit në burgun e Drenovës i gjendet celular

Të arrestuarit në burgun e Drenovës i gjendet celular