Dasmat po afrojnë, ja si duhet të
vishen shoqërueset e nuses

Dasmat po afrojnë, ja si duhet të<br />vishen shoqërueset e nuses
Sezoni i verës po afron dhe kjo nënkupton vetëm dicka: Le të fillojnë dasmat! Ndërkohë që nuset e ardhshme kanë mjaftueshëm gjëra për të menduar lidhur me fustanin, listën e të ftuarve apo arredimin, ne po ju rikujtojmë një detaj jo më pak të rëndësishëm “Si do të vishen shoqërueset e nuses?”

S’është nevoja të përhapni panik, në fakt është më e thjeshtë nga  c’mendoni. Së pari duhet të hiqni dorë në mënyrë absolute nga fustanet ‘në seri’, ku shoqërueset e nderit duken si kukulla kineze dhe fustanet nuk i përshtaten aspak natyrës apo fizikut të tyre.

Shpesh shoqërueset e nuses ‘lihen pas dore’ duke harruar se ato kanë një rol kyc në performancën e nuses në ditën e madhe. Fustanet ose kostumet nuk kanë pse të jenë një ngjyrë, megjithëse duhet të jenë në tone të harmonizuara me njëra tjetrën.

Nusja duhet të lejojë që mikeshat e saj t’i zgjedhin vetë ngjyrat dhe modelin që i përshtatet më shumë, sipas rregullave dhe kodit të veshjes që do të vendosen nga ajo. E rëndësishme është që të ruhet një linjë me materialin e copës dhe të luhet me siluetën apo prerjet e saj.

Mbani mend, shoqëruese të lumtura nënkuptojnë një nuse të lumtur!
FOTO të tjera
nuse
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

‘O dreq, boll bërtite’, sherri te Hetimori i Shëndetësisë shqetëson Braçen! Deputeti i PS futet në mbledhje: Kam zyrën ngjitur

‘O dreq, boll bërtite’, sherri te Hetimori i Shëndetësisë shqetëson Braçen! Deputeti i PS futet në mbledhje: Kam zyrën ngjitur