Moderatorja njohur Armina Mevlani ka treguar detaje nga dasma e saj me Shkëlzen Berishën. Çifti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre rreth 10-vjeçare në martesë në fund të muajit. Lajmin e bëri të ditur vetë moderatorja në emisionin “Goca dhe Gra”, ndërkohë që nuk e zbuloi ditën e dasmës.

Ndër të tjera blogerja tha se për datën kishte rënë dakord dhe vjehrri i saj, ish-kryeministri Sali Berisha dhe se Argita (kunata e saj) e ka ndihmuar shumë me organizimin.

“Muajin shtator e zgjodhëm për të bërë dasmën sepse na pëlqen vjeshta. Ne nuk e kemi planifikuar dasmën për të pritur një fëmijë. Gjithmonë kam dashur të kem dasmën para fëmijës, dua ta shijoj. Vjehrri im, Sali Berisha është gjithmonë mbështetës dhe ka qenë në rregull me datën e dasmës.

Menyja e dasmës do të jetë tradicionale. Në dasmë do të ketë të ftuar më pak se 300 persona, për disa detaje të dasmës më ka ndihmuar shumë edhe kunata, motra e Shkëlzenit, me të cilën kam marrëdhënie fantastike.”- tha Mevlani për “Goca dhe Gra”.